Ilir Meta, po zhvillonë një vizitë të papritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e tij në SHBA vjen vetëm pak ditë pas qëndrimit të tij të parë antiamerikan duke sulmuar Thaçin dhe SHBA pë çeshtjen e diskutimit të kufinjëve Kosovë-Serbi dhe heqjen e taksës doganore 100% ndaj serb♪7ve.
Siç dihet tashmë, Ilir Meta është kundër amerikanëve dhe i lidhur me klanet ruse në Tiranë, së bashku me mikun e tij më të madh politik, Sali Berisha.
Por, i frikësuar në palcë nga goditja e SHBA-BE, Meta dha sinjalet e para se është kthyer pro aleatëve tanë strategjikë, ndonëse kjo nuk e shpëton nga krimet dhe korrupsioni i madh që ka kryer në këto 28 vite demokraci. Për këtë, ai është ftuar në SHBA, ku ka mbajtur dhe një fjalë në Komitetin e Mbrojtjes së Senatit Amerikan.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit shqiptar ka folur për sfidat, me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore. Ndërkohë, për të tërhequr vëmendjen amerikane, Meta e ka cilësuar malinje sjelljen e Rusisë në rajon.
“I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindor, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon. Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore”, shkruan Meta në rrjetet sociale.