Kreu i PAA-së, Agron Duka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se ‘nuk e beson që do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare’.
Agron Duka: Unë mendoj që populli duhet të dalë në protestë, kurse opozita të vazhdojë rrugën parlamentare.
Për momentin, nëse opozita udhëheq dhe vë në lëvizje këto pakënaqësi popullore, kemi dy probleme të ndara: Populli del në protestë për kushtet ekonomike.
Kushdo që sheh një parlamentar që bërtet për hir të popullit, thotë se: ky do me marrë pushtetin.
Duke qenë se kjo qeveri ka rënë moralisht për të gjitha këto demaskime që i bëhen, meqenëse ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por kjo më duket një fabul shumë e bukur.
Që opozita të shkojë në zgjedhje vendore dhe parlamentare të parakohshme, me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mua më duket shumë e vështirë.