E ftuar në “ABC News” Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përgënjeshtruar zërat për grip derri dhe epidemic në vendin tonë. Manastirliu është shprehur se në qarkullim është një virus gripi intensitet mesatar e njëjtë sikurse një vit më parë.
“Nuk kemi të bëjmë me grip derri dhe as me epidemi. Kemi një qarkullim të virusit të gripit me intensitet mesatar, njësoj si një vit më parë që pritet të shtohet dhe pastaj të arrijë në trendet normale të viteve të shkuara”-ka thënë Manastirliu.
“Nuk duhet neglizhuar, dhe të gjithë komplikacionet që mund të vijnë duhet të konsultohen me mjekun. Prek ata qytetarë, mosha të thyera dhe ka komplikacione të mëdha, shoqërohet me probleme respiratore, infeksione.
Janë 19 mijë raste me infeksione respiratore dhe 200 raste të prekura nga virusi i gripit”-shtoi ministrja. Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vaksinën e gripit për pjesën e popullsisë më vulnerabël, e cila është efikase dhe ul komplikacionet.
“Nuk është grip derri, është virusi i gripit sezonal, jemi në qarkullim të virusit të gripit dhe duhet trajtuar me shumë kujdes dhe Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vaksinën e gripit duke targetuar atë pjesë të popullatës që është më vulnerabël, të moshuarit dhe mjekë e infermierë janë ralizuar 80% e tyre nga personeli dhe të moshuarit.
Është një vaksinë efikase për gripin, ul komplikacionet. Ka disa qarqe të prekura është i njëjti trend i viti të shkuar nuk kemi të bëjmë me epidemi jemi në intensitet mesatar. Mos neglizhojmë të shkojmë te mjeku i familjes, është i rrezikshëm”, tha ministrja e Shëndetësisë.