Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhene sot vendimin përfundimtar për drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, duke e konfirmuar ate ne detyre.
“Pas nje denoncimi publik, trupi gjykues ka njoftuar shtyrjen e seances, duke konsideruar te nevojshem verifikimin e ketij denocnimi nese kishte elemente per rihapjen e hetimit. Verifikimet cuan ne perfundimin se deri me tani nuk ka indicie te nevojshme per te cuar ne rihapjen e hetimeve”- u tha ne nisje te seances.
Me tej u dha edhe vendimi: “Trupi gjykues pasi shqyrtoi dokumentacionin, zhvilloi nje procedure te thelle hetimi per tre kritere, degjoi subjektin e rivleresimit. Ne perfundim, vendosem konfirmimin ne detyre per Donika Prela”.
KPK deklaroi më herët se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim.
Gjithashtu sipas KPK, janë hasur probleme në të ardhurat e bashkëshortit të saj në vitet 2003 dhe 2005 pasi nuk ka pasur kontratë punë. Pagat janë paguar në cash, por nuk janë paguar sigurimet. Bashkëshorti i Prelës ka punuar tek kompania Bruci shpk si inxhinier por pa kontratë.
Gjatë seancës dëgjimore të Prelës ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs, i cili e ka vënë në siklet prokuroren sa i takon të ardhurave të bashkëshortit të saj i cili rezulton se është paguar me para cash.