Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion “Opinion” në News 24” ka komentuar masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për biznesmenin Arbër Çekaj.
“Duke marrë parasysh ligjin e ndryshuar masa e sigurisë jepet edhe pa praninë e tij dhe të avokatit. Tani pritet që informacioni ti kalojë interpolit dhe pikave doganore. Fakti që ai ka kaluar nga pika kufitare e Morinës dhe jo për shembull nga Rinasi apo porti i Durrësit pasi kontrolli është më i rreptë e ndërsa në pikën e Morinës kontrollon vetëm njëra palë. Kjo tregon se Arbër Çekaj e ka nuhatur disi se diçka nuk shkon. Nuk ishte herë parë që ngarkesa e tij vihej në kontroll.
Informacion për kontenierin me drogë erdhi nga autoritetet e Ekuadorit. Ndërsa autoritetet italiane kontrolluan me skaner, pastaj me qen kufiri”, tha Hoxha.
Po ashtu Hoxha tha se Çekjaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe.
Po ashtu ai tha se tashmë nuk kemi të bëjmë me celula të parëndësishme por me grupe të strukturuara kriminale.
“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën. Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktete e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador, ” tha Hoxha.