osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Angjeli pazare për kreun e KLSH, 300 bursa për studentët e LRI në universitetin e deputetit në këmbim të kandidaturës

Meta-Angjeli pazare për kreun e KLSH, 300 bursa për studentët e LRI në universitetin e deputetit në këmbim të kandidaturës

Deputeti Socialist, Anastas Angjeli, po bën gjithçka që të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se pas refuzimit të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit, presidenti Ilir Meta po mendon që të propozojë një kandidaturë konsensuale. Angjeli është deputet i së majtës dhe propozimi i tij mund të interpretohet si lëvizje që do zgjidhë ngërçin ku ndodhet KLSH. Por gazeta e ka thënë se bëhet fjalë për pazare. Që në verë Angjeli synonte të bëhej kryetar i KLSH dhe po ashtu gëzon mbështetjen e Ilir Metës, pasi kanë miqësi mes tyre. Por gazeta ka mësuar se deputeti i PS është i gatshëm të ofrojë favore ndaj LSI në mënyrë që të jetë ai kandidatura e radhës.

Angjeli është pronari i Universitetit Mesdhetar dhe ai gjithë këto kohë ka dhënë shumë bursa për studentë të LRI. Bëhet fjalë për rreth 300 bursa, si këmbim që Angjeli të bëhet kryetar i KLSH. Po ashtu, deputetë të LSI japin mësim me kohë të pjesshme në këtë universitet. Pra Universiteti Mesdhetar i Tiranës është kthyer në çerdhe të LSI. Përfaqësues të kësaj partie janë mbushur me diploma bachelor dhe master. Qindra anëtarë të LRI marrin diploma pa shkuar fare në shkollë, ndërsa Angjeli është i gatshëm të ofrojë të tjera bursa në mënyrë që Meta ta kandidojë për kryetar të KLSH. Sipas burimeve, po bëhet luftë e fortë për kreun e KLSH.

Mazhoranca deri më tani ka rrëzuar dy kandidatura, ndërsa Meta ka nisur një luftë shumë të fortë. Personi, i cili është akuzuar publikisht për korrupsion, akuzon mazhorancën për afera me Unazën e Re. Kjo tregu se kemi një luftë tepër të ashpër Qeveri-Presidencë. Kjo luftë duket se po dëmton dhe ambiciet e Angjelit, pasi dhe gara për KLSH po kthehet në luftë politike. Megjithatë, sinjalet janë se deputeti i PS është i gatshëm të bëjë gjithçka që të marrë frenat e institucionit.

Pasuria e Angjelit

Përveç se ka universitet privat, Angjeli ka dhe një pasuri shumë të lartë. Deputeti ka deklaruar se është pronar i një sërë apartamentesh, ku kryesisht spikat apartamenti me vlerë 330.000 dollarë në Boston të SHBA-së. Por krahas këtij apartamenti, Angjeli ka në pronësi dhe një apartament me sipërfaqe 158 m2 në Sarandë; tokë me sipërfaqe 440 m2 po në Sarandë me vlerë 264.000 lekë; si dhe një dyqan me sipërfaqe 99 m2 po në Sarandë por që nuk e ka specifikuar vlerën se sa e ka blerë. Sakaq, deputeti Anastas Angjeli ka deklaruar se ai sëbashku me pjesëtarët e tjerë të familjes posedojnë një sërë llogarish bankare, ku përveç shumave të mëdha bien në sy llogaritë jashtë vendit.

Kështu, Angjeli ka deklaruar se ka llogari bankarenë Commerce Bank, USA; në EuroBank, Greqi; si dhe në disa banka të tjera jashtë vendit. Por krahas këtyre, në deklaratën e pasurisë së deputetit të PS, bien në sy edhe vlerat e shtrenjta të automjeteve që ai dhe familja e tij kanë në dispozicion. Angjeli ka deklaruar se zotëron një automjet me vlerë 50.915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare. Po ashtu ai ka deklaruar se e bija Jona Marashi zotëron dy automjete, njëri me vlerë 26.800 dollarë dhe tjetri me vlerë 28.000 dollarë. Por krahas pasurisë tepër të madhe, paradoksi më i madh i deputetit Anastas Angjeli është se ai ka deklaruar Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si një Organizatë Jofitimprurëse me vlerë 100.000 lekë. Pra është e çuditshme sesi një universitet ku çdo vit regjistrohen qindra student pranë tij duke paguar qindra mijëra lekë për të studiuar të deklarohet si një OJF.