Këto ditë, Tirana përjetoi të ftohtin siberik, madje edhe borën. Këto janë temperatura me të cilat kryeqytetasit nuk janë mësuar. Kjo ka bërë që të gjithë të nxjerrim nga dollapët rrobat e trasha dhe të mbështillen mirë.
Por kjo nuk ka ndodhur me deputetin e djathtë Nard Ndoka. Ndërkohë që të gjithë kishin veshur palltot e trasha, Ndoka u shfaq me xhaketë ngjyrë qielli, të cilën e kishte kombinuar me këpucë dhe shall të së njëjtës ngjyrë.
Mesa duket, Ndoka nuk do t’ia dijë për të ftohtin, ose palltoja apo xhupi mund t’i kishin prishur idenë e tij për të qenë sa më i kombinuar në veshje dhe mbulimi i xhaketës nuk do sillte të njëjtin efekt vizual. Nëse e ka bërë për këtë, shpresojmë që të mos ketë marrë ndonjë ftohje, se, në fakt, ia ka vlejtur, pasi dukej shumë mirë.