osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

President tradhëtar Like hajduti, të takon dhe mallkimi i nënave të dëshmorëve të 4 shkurtit

President tradhëtar Like hajduti, të takon dhe mallkimi i nënave të dëshmorëve të 4 shkurtit

Nga Ilirjana Koleka

President tradhëtar Like hajduti, pse nuk u kujtove të dekorosh 84 dëshmorët e 4 Shkurtit apo ke hallin tek shija e hidhur që do u lësh në buzë pasardhësve të Rexhep Mitrovicës, Xhaferr Devës dhe të pulaxhinjve të Ballit të Mit’hat Frashërit?
Ti o president Meta, që s’je presidenti im, se të zgjodhën pa meritë socialistët, meriton burgun për vrasje, vjedhje e pislliqe pa fund që ke bërë. Në se i shtojmë mëkateve të tua dhe nderimin për kolaboracionistët, atëhere të takon dhe mallkimi i nënave të dëshmorëve të 4 shkurtit.

I. Koleka

MASAKRA E KATËR SHKURTIT

Asaj nate
Të plagosjes së shurdhët të këngës
Rrinte ngulur aty lart topi i mangët i hënës
Prej resh të pavendosura, tullace
Mjegullave të errëta moskokëçarëse
E tymrave erë-barut
Ndërsa ndihej dritare më dritare
Pëshpërima e xhamët
E fjalëve të përcjellura vesh më vesh
‘Po vijnë gjermanët’

Po vijnë të rrëmbejnë prenë
T’i rrjeshtojnë përgjumur djemtë
Që më vonë u qahet gjëma
Me nëna shqiptare shami rënda
Që panë fëmijët e shpënë drejt vdekjes
Duke u gdhirë ajo natë e të enjtes
Panë të pafajshmit e pushkatuar
Prekën zëmrat që kishin pushuar
Prekën gjakun e tyre mbi mur

Pse u krye kjo masakër?

Masakra e 4 shkurtit ndaj popullit të Tiranës është një ndër ngjarjet e hidhura të mbetura në kujtesën historike edhe sot, pas 71 vitesh. Sot ka edhe interpretime, të cilat e shikojnë këtë ngjarje vetëm si një hakmarrje personale të ministrit Deva, pas atentatit që ju bë atij. Sigurisht që edhe ky është një motiv – ndonëse makabër! Por, nëse bazohemi në dokumentet gjermane, kjo masakër ishte një vazhdimësi e aksioneve për llogari të gjermanëve dhe qeverisë shqiptare, të drejtuara nga ministri Deva. Këto aksione kishin filluar nga Peja, Prizreni, Shkodra e tash kishin zbritur në Tiranë. Me atentatet e kryera ishte dhënë shkaku për të terrorizuar edhe popullsinë tiranase. “Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”, – ishte motoja e Xhaferr Devës. Përgjithësimi që Deva i bën terrorit, është më shumë se hakmarrje personale. Ajo që e rëndon situatën është përfshirja në këtë aksion edhe e forcave të Ballit Kombëtar dhe heshtja e qeverisë Mitrovica dhe Regjencës.

Gjermanët, siç e lexojmë edhe më lart, nuk e konsideronin më në këtë kohë të rëndësishme përfshirjen e përfaqësuesve të Ballit Kombëtar në qeverinë Mitrovica. Përfshirja e Cakranit në këtë masakër mund të ishte edhe një tregues i besnikërisë së tij ndaj gjermanëve, për të bindur Neubacher-in të miratonte përfshirjen e anëtarëve ballistë në kabinetin qeveritar.

Po ashtu janë të njohura kontradiktat e Xhaferr Devës me Mehdi Frashërin, thuajse qysh prej krijimit të qeverisë. Këto mosmarrëveshje ushqeheshin nga fakti se, regjenti Frashëri, kërkonte të ushtronte sundimin e tij i pandikuar nga instancat e tjera, ndërkohë që Deva në situatën që po kalonte vendi, synonte, e sidomos kur kërkohej një ndërhyrje e shpejtë, të kishte dorë të lirë për të marrë masat që diktonte situata. Sipas gjermanëve, Mehdi Frashëri karakterizohej në përgjithësi nga një qëndrim oportunist, ndërkohë që Deva, si eksponenti kryesor i përfaqësimit të linjës gjermane në Shqipëri, mbështeste pa ekuivok kërkesat dhe interesat gjermane. Masakra e kryer ishte një përgjigje e shpejtë ndaj sulmeve të komunistëve dhe ndoshta siç kishte ndodhur edhe herë të tjera, ministri Deva u konsultua vetëm me gjermanët për kryerjen e këtij aksioni. Sigurisht që gjermanët nuk mund të ishin kundër këtij aksioni. Ata u mjaftuan vetëm me mbikqyrjen e situatës – zelli i shqiptarëve mjaftonte!

Kjo ngjarje do të mbetet pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar. Është e parëndësishme nëse në këtë natë u vranë apo jo 84 persona, siç hera-herës vihet në dyshim sot. Edhe një person po të kishte rënë viktimë, do të ishte shumë. Është e turpshme që këtë masakër e bëri shqiptari ndaj shqiptarit dhe akoma më e turpshme, kur njëra palë është në shërbim të pushtuesit të huaj dhe bën terror kundër popullit të saj. Edhe këtë radhë gjermanët ja arritën më së miri “t’i nxirrnin gështenjat nga zjarri, me duart e shqiptarëve”. Ky terror nuk e arriti qëllimin e tij, pra të trembte popullsinë që ajo të distancohej nga lëvizja nacionalçlirimtare. Përkundrazi, Lëvizja fitoi akoma më shumë terren. Kësisoj, nacionalizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore bëri një hap tjetër të madh drejt dështimit të tij, duke ja “lehtësuar” edhe më shumë ardhjen në pushtet Enver Hoxhës pas lufte.