Dora e fshehtë’ e ndikimit korruptiv të Argitës ka shkatërruar Fakultetin e Drejtësisë
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, ka preferuar gjithmonë të qëndrojë jashtë syrit të kamerave, duke vepruar e vjedhur fshehurazi. Por, ditën e sotme, Argita është shfaqur në publik dhe nuk i ka shpëtuar dot kameras.
Vajza e Sali Berishës, së bashku me bashkëshortin e saj zyrtar të PD, Jamarbër Malltezi, kanë marrë sot pjesë në takimin e pedagogëve, të cilët kanë kërcënuar me grevë urie dhe protesta masive, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e studentëve. Ajo që bie në sy është transformimi i dukshëm në pamjen e Argitës, e cila duket shumë në formë, ku nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjeve estetike.
Ndonëse, Argita Berisha është një emër i njohur publikisht dhe i përfolur jo pak për korrupsion, sot vajza e ish-kryeministrit ka tentuar të shprehë dhembshurinë e saj për studentët dhe të shitret sikur mbështet kauzat e tyre të drejta. Në fakt, mjafton të kujtojmë se Argita Berisha është një ndër emrat më me ndikim te Fakulteti i Drejtësisë, i cili është shndërruar në një çerdhe korrupsioni me prapavijë politike.
‘Dora e fshehtë’ e ndikimit korruptiv të Argitës ka shkatërruar këtë fakultet, i cili është mbushur nga një ‘tufë’ njerëzish të lidhur politikisht dhe që zhvatin studentët, duke iu marrë shuma të mëdha për një notë kaluese.
Në fakt, kjo nuk është aspak e çuditshme, pasi Argita duket se ka zgjedhur rrugën e të atit, Sali Berishës, që vodhi e zhvati shqiptarët, si dhe tentoi në çdo kohë të krijonte destabilizim dhe shkatërrim.