Pedagoget e PD-se dhe LSI-se kane bllokuar mesimin ne dy fakultete ne Tirane, por studentet jane kunder ketij bllokimi qe rrezikon humbjen e vitit akademik.
Studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shprehën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se pedagogët e këtij fakulteti nuk vijnë të japin mësim. Një studente e vitit të dytë tha se shumica e studentëve kërkon t’u rikthehet auditorëve.
“Unë studioj për Gjuhë-letërsi dhe jam në vitin e dytë. Ne nuk po bëjmë mësim, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja po bën mësim, ndërsa ne studentët e Fakultetit të Filologjisë nuk po bëjmë mësim. Unë dua të bëj mësim dhe shumica e studentëve të Fakultetit të Filologjisë duan të bëjnë mësim.
Ndërkohë që një grup shumë i vogël studentësh që qëndrojnë në hollin e fakultetit nuk na lejojnë të bëjmë mësim. Nga ana tjetër pedagogët nuk vijnë fare në fakultet, kanë hyrë në grevë. Mua më duket shumë e padrejtë kjo që po bëjnë pedagogët e Fakultetit të Filologjisë, ata duhet të na mbështesin pasi shumica e studentëve duan të bëjnë mësim”, – tha studentja e vitit të dytë të Fakultetit të Filologjisë.
Ndërsa në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja mësimi zhvillohet normalisht prej dy javësh. Pedagogia Pamela Pëllumbi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se dekanati i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ka marrë vendimin që të zhvillojë mësim rregullisht.
“Unë quhem Pamela Pëllumbi dhe jam pedagoge te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Kemi dy javë që zhvillojmë mësim. Javën e kaluar pjesëmarrja nuk ishte e plotë, ndërsa këtë javë ishin në leksion të gjithë studentët. Dekanati i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ka marrë vendimin që mësimi të zhvillohet rregullisht”, – theksoi studentja për ATSH.
Edhe një student i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja tha për ATSH se pjesëmarrja në leksione është maksimale.
“Unë zhvilloj mësim prej dy javësh, dhe pjesëmarrja në auditorë e studentëve është e plotë”.