Me rastin e pasdites së djeshme, rritet në 26 numri i personave të denoncuar nga Policia Bashkiake për shkeljen e urdhrit të kryebashkiakut të Firences Dario Nardella, kundër shfrytëzimit të femrave.
Rreth orës 15, efektivë të policisë kishin dalë për një kontroll në sheshin “Jefferson “ kur vunë re dy persona të cilët po negocionin për kryerjen e një marrëdhënie seksuale.
Bëhet fjalë për një italian 66 vjeç dhe një prostitute 39 vjeçe me origjinë shqiptare, raportojnë mediat lokale.
Burri u denoncua siç parashikon urdhri i kryebashkiakut të nxjerrë disa muaj më parë dhe tashmë ai rrezikon të dënohet deri në 3 muaj burgim.