osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pedagogët e PD prekin fundin: Gati të djegin vitin e studentëve për t’i shpëtuar vetingut në arsim

Pedagogët e PD prekin fundin: Gati të djegin vitin e studentëve për t’i shpëtuar vetingut në arsim

Procesi mësimor në universitetet e vendit është duke u zhvilluar normalisht, me përjashtim të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe atij të Filologjisë, ku pedagogë me lidhje familjare apo politike me PD po bojkotojnë, duke treguar se janë të gatshëm të djegin vitin akademik të studentëve.

Një grusht pedagogësh nga këto universitete, në mënyrë të kundraligjshme kanë shpallur një grevë pa afat, duke ngritur një listë me pesë kërkesa për rikthimin e tyre në auditore.

Vetëm pak minuta më parë, në lidhje direkte Ervin Goci, një pedagog i Gazetarisë, i shndërruar në një zëdhënës të Mark Markut në këtë lëvizje, deklaroi se grupi i tyre do të qëndrojë i palëkundur në grevë, deri në realizimin e kërkesave të parashtruara.

Megjithatë, kërkesat janë hartuar qëllimisht në mënyrë kontradiktore dhe që përjashtojnë njëra-tjetrën, duke bërë të pamundur realizimin e tyre.

Kështu, në pikën e parë të kërkesave, pedagogët shprehin solidaritetin e tyre me protestën e studentëve, por në pikën e tretë kërkojnë anullimin e VKM-ve të 26 dhjetorit, që janë pikërisht ato VKM që sollën realizimin e kërkesave të të rinjve.

Praktikisht, ajo që kërkojnë sot ky grusht pedagogësh është zhbërja e paktit të Universiteteve. Në rast të kundërt, ata refuzojnë që të bëjnë detyrën e tyre, duke vendosur në rrezik serioz vitin akademik për mijëra studentë që marrin leksione prej tyre.

Përveç qëllimeve të qarta politike dhe dëshirës për të krijuar një klimë tensioni në prag të protestës së shpallur të opozitës në 16 shkurt, ajo që motivon pedagogët të bojkotojnë është frika ndaj procesit të vetingut në arism, që pritet të nisë në muajt në vijim.

Ky do të jetë një proces, në fund të të cilit do të largohen të gjithë ata pedagogë që kanë mashtruar për kualifikimet e tyre akademike apo që kanë marrë titujt e tyre duke plagjiarizuar punime të të tjerëve.

Përveç Mark Markut, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe Arlind Qorrit, themelues të një organizate neokomuniste, pedagogë të tjerë që po përpiqen të mbajnë peng mësimet janë:

1.Orinda Malltezi, motra e Jamarbër Malltezit.

2. Argita Berisha, vajza e Sali Berishës që i ka dërguar një sms pedagogëve të Juridikut duke i kërkuar që të hyjnë në grevë.

3. Rezart Prifti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

4. Jani Merka, drejtues i Partisë Politike “Organizata Politike”.

5. Adriana Anxhaku, që e ka fituar pa konkurs vendin e punës, me titull dhe doktoraturë të marrë jashtë kritereve, me plagjiaturë.

6. Theodhori Karaj, pa arsim përkatës, me diplomë në Gjuhë Letërsi, dhe e bija Stela Karaj, pra në një fakultet babë e bijë.

7. Edmond Rapti, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, ish- zëvëndës i Dhori Kules.