Gati 3 vite nga aksidenti në punë i 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, kur prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq 2 persona.
Dëfrim Hakrama përgjegjës i turnit firmës “3R” dhe fadromisti Edmond Kollari. Ata akuzohen për shkeljen e rregullave në punë me pasojë vdekjen e adoleshentit.
Sipas hetimeve të kryera përgjegjësi i firmës Hakrama nuk ka ndërmarrë veprime për të evituar ngjarje të tilla, si udhëzime kolektive apo individuale të punonjësve për mbrojtjen e tyre, aq më tepër në kushtet e natës. Për më tepër ka lejuar të punojë një minoren. Gjithasht në kërkim u shpallë edhe pronari i firmës “3R” Edurim Teqja bashkë ortak me djalin e xhaxhait të tij Dionis Teqja miku i ngushtë dhe bashkëortaku i kunatit të Lulzim Bashës, i cili u hoq nga përgjegjësia për aksidentin.
Ndërsa fadromisti, Edmomond Kolari nuk ka treguar kujdes gjatë punës me pasoje shtypjen e 17- vjeçarit.
Këtij të fundit i është bërë atentat ditën e sotme, megjithëse vetëm pas 9 orëve vonesë policia e bëri publike ngjarjen.
Kjo ndodhi vetëm kur nga burime konfidenciale, ngjarja rrodhi dhe u bë publike në media.
Ndaj Kolarit është shkrehur një karikator pistolete, ndërsa ai nuk ka pësuar lëndime.