osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Studentët demaskojnë pedagogen greviste: Boll me akte të tilla hipokrite që dëmtojnë kauzën, na ke mashtruar dhe ke bërë pazar librash!

Studentët demaskojnë pedagogen greviste: Boll me akte të tilla hipokrite që dëmtojnë kauzën, na ke mashtruar dhe ke bërë pazar librash!

Teksa në media është shfaqur pedagogia Marinela Sota për t’ju bashkuar grevës së iniciuar nga disa profesorë të djathtë, një grup studentësh i janë përveshur asaj duke i kujtuar kohën kur shiste libra duke i premtuar lehtësira në provim.

Një nga të rejat shkruan në Facebook:

“Sapo pashe Live profesoren Marinela Sota me gjithe respektin per ju dhe per profesionin e nderuar qe keni, por nje fakt duhet thene per brezin e studenteve te 2014 ku ne lenden e Menaxhimit dhe Projekteve Sociale qe keni dhene, i detyruat personalisht studentet te blinin librin tuaj prej 20 mije leke te vjetra me pretendimin se tek provimi final do te kishit 2 ushtrime konkrete ku studentet duhet me patjeter te hapnin librin per ta zhvilluar.

Dhe kjo jo vetem qe nuk ndodhi, ato ushtrime nuk ekzistuan tek teza. Kjo nuk duhet te ndodhi me ne auditoret e Universiteteve Publike te vendit”, nënvizon ajo.

Ndërkohë pedagogia ka reaguar duke mohuar akuzën:

“Kjo nuk eshte e vertete. Nuk ka asnje liber, ka cikel leksionesh. Fill pas kësaj, ish studenti Evis Nasto e ka demaskuar duke i treguar kopertinën e librit.

“E nderuar profesore qe sot keni bere nje gjest kaq fisnik se keni vendosur te hiqni “buken e gojes” per t’u futur ne greve ne shenje solidariteti me studentet, po iu sjell ne kujtese kopertinen e librit qe ua keni dhene me detyrim studenteve tuaj qe ta blejne me argumentin se ne provimin e fundit do te kishin nje kerkese te ciles nuk do t’i jepnin dot pergjigjie pa leçitur me pare kete liber a cikel leksionesh sikurse ju preferoni ta quani.

Ju mund te dilni sot e te flisni per te drejtat e studenteve, mund te merrni vemendjen e mediave dhe opinionit publik por kurre besimin e atyre studenteve qe i keni lodhur duke iu pritur ne ditet e nxehta te sezonit te provimeve, me publikimin qe mban emrin tuaj mbi kopertine, teksa ju printonit me nge pas voneses disa oreshe tezat e provimit te famshem te “Menaxhimit te Projekteve Sociale”.

Ndaj kursejini studenteve tuaj akte te tilla hipokrite, sepse vetem sa demtojne kauzen e shenjte te tyre, te ngjizur pikerisht nga krijesa si ju qe mbajne prapashtesen akademike”, nënvizon Sota./TemA