osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kush ka mbetur dhe kush do të largohet nga PD

Kush ka mbetur dhe kush do të largohet nga PD

Nga Artur Ajazi

Si do të jetë, çfarë emri do të ketë, kush do të shkojë tek ajo, si do të ketë soglën dhe motivin ? Janë këto disa prej pyetjeve torturuese të cilat po e shqetësojnë Lulin ditët e fundit.

Duke përmbyllur “stinën e protestave” duket se kreu i PD vjetër, nuk po gjen rrugëdalje për krizën më të rëndë politike, morale dhe psikike që ka pushtuar partinë e tij. Lajmi i papritur ardhur nga kundërshtarët e tij se “nuk e presim më Lulin, sepse nuk ja vlen” ka ngritur furtunë në selinë blu, ka rritur tensionet në korridoret dhe zyrat e asaj partie, aq sa thuhet se “askush nuk e takon kryetarin pa njoftuar 1 ditë para”. Lulzim Basha ka ditë që ndodhet nën presionin psikologjik të kundërshtarëve të tij brënda dhe jashtë partisë, ka ditë që mundohet të gjejë zgjidhjen e nevojshme për të arritur “marrëveshjen” sipas interest të tij me ata që pritet ti marrin atij qindra e mijëra demokratë nga qendra deri në bazë.

Ai e di fare mirë se në PD e tij, nuk kanë mbetur më emra dhe figura me peshë në elektorat, veç Sali Berishës, por veç si lider historik ama. Luli e di fare mirë se në PD e tij, nuk ka mbetur as çereku i demokratëve që ka patur dikur partia në kohën e Doktorit. Ata u larguan për të mos u afruar më tek partia e cila i mashtroi dhe zhgënjeu, ata u larguan pasi u prenë në besë nga kryetari Basha, që iku fshehurazi nga çadra dhe firmosi një “kontratë” me njeriun që ai e quante për 90 ditë “i korruptuar dhe i lidhur me trafiqet”. Demokratët janë larguar edhe në muajt e fundit, tek kanë parë se Lulzim Basha nuk i ka aftësitë ti ribashkojë të zhgënjyerit, edhe pse paralajmëroi “revolta popullore pa mbarim”.

I mblodhi disa qindra prej tyre në Tiranë, dhe sërish i zhgënjeu. Madje disa e kishin marrë seriozisht, se vërtet do të ndodhte diçka shumë e madhe ditën e protestës, por të tjerët më të mençur, e kishin ditur që më parë se Luli, thërriste jo për të përmbysur qeverinë, por për të sabotuar drejtësinë, dhe vonuar Vetting-un. Edhe njëherë ai në 27 janar, u përpoq ti mbushte mëndjen qyqarëve se “ne do të rrëzojmë këtë qeveri”, por as kjo nuk ngjalli besimin e tyre. Misioni më i vështirë sot për çdo shqiptar, është të gjejë se ku është opozita, e pastaj, të mund të përcaktojë se kush është opozitë, Luli, Nardi, Goni, Fatmiri, apo Monika.

Shfaqja e parë e humbjes së opozitës, ishte pikërisht arsyeja se Luli i mbetur jashtë “tepsisë” së qeverisë kërkonte përsëri të ishte në qeveri, si forcë politike dhe si individ. Basha është opozitari i humbur, por në të njëjtën kohë interesi i fituar, megjithëse de fakto nuk ka asnje biznes të shpallur publikisht. Mendimi opozitar, ka humbur në PD e Lulzim Bashës, ndërkohë që mediat në të vërtetë, janë më opozitare në propogandën e tyre se sa vetë opozita që bën PD.

Opozita e sotme, vetëm opozitë nuk është, por mund të quhet thjesht një grumbullim njerëzish të inatosur të mbetur jashtë qeverisë, pa mundësi abuzimi, me frymë agresive, pa ide dhe programe. Ata që kanë ikur nga PD e Lulit, ikën për të mos u kthyer kurrë atje sat ë jetë ai kryetar. Dhe kjo jo për kapriço, por për të vendosur në vend drejtësinë eshkelur, normat statutore të shkelura, lirinë dhe demokracinë e mbytur në parti. Ata dhe mijëra si ata u larguan, për të kërkuar rrugën e drejtë të bërjes opozitë përballë qeverisë, dhe jo për të qenë makiazhi i duhur në duart e një njeriu të vetëm.

Me gjasë, partia e re do të formohet, dhe sipas të gjitha parashikimeve mendohet se rreth saj shumë shpejt do të bashkohen edhe emrat e tjerë të mbetur akoma tek partia e Lulit. Noka, Spaho, Berisha, Pollo, apo dhe dhjetra të tjerë natyrisht nuk mund të vazhdojnë ti mbajnë iso një kryetari që e ka shpërbërë dhe shthurrur partinë, që nuk ka në plan fare të bëjë as ribashkimin dhe as opozitën reale në Parlament dhe jashtë tij. Në PD, nuk mund të rrinë më në krah të adoleshentëve të llakosur, edhe ato pak figura të mbetura atje për “forcë zakoni”, pasi po e shohin me sytë e tyre greminën ku po rrokolliset ajo parti.

Në situtën aktuale, Partinë Demokratike nuk ka Berishë ka përmbledhë dhe ribashkojë, por edhe të dojë ai, sot e ka të pamundur të frenojë vrullin dhe mediokritetin e listës që Luli e “gatoi” me aq dashuri sapo doli nga çadra e lirisë mesnatën e 18 majit 2017.