Mediat spanjolle i kanë thurur elozhe mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Keidi Baren, pas performancës së mirë me Malagën.
“I riu shqiptar duket sikur ka një jetë që luan me ekipin e parë të Malagës dhe përveçse ndihmoi skuadrën në aspektin mbrojtës, bëri disa depërtime dhe aksione të bukura në aspektin sulmues. Malaga krijoi shumë hapësira për të sulmuar dhe në njërën prej tyre, N’Diaje me forcë i jep pasimin e ‘vdekjes’ mesfushorit shqiptar.
Ky ishte gabimi i vetëm i ndeshjes që bëri keq ish-i i Atletikos. Ia përplasi topin në trup portierit Rene. Por pastaj dha asistin e fitores për skuadrën e tij”, ka shkruar gazeta “MARCA”. Prej disa ndeshjesh, Keidi Bare është duke shkëlqyer dhe ka siguruar formacionin titullar në ekipin e parë.