Zjarrfikësit kanë shpëtuar mbi 200 persona të bllokuar në makinat e tyre për shkak të motit të keq në një autostradë italiane.
Autostrada A22 në Itali u mbulua nga bora të shtunën, çka edhe çoi në paralizimin e trafikut dhe krijimin e radhëve të gjata të makinave që prisnin të mbërrinin në destinacionet e tyre.
“Radhët në trajektoren që lidh Austrinë verilindore me Italinë arritën deri në 16 km”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve në Bolzano, në Italinë e Veriut.
Zjarrfikësit evakuuan njerëzit që ishin bllokuar në makinat e tyre, në temperatura të acarta. Fatmirësisht, nuk janë raportuar viktima.
Moti i keq ka bërë që disa makina, të papërgatitura për kushte të tilla, të ngecnin në rrugë, duke bllokuar qarkullimin. Një ortek bore po ashtu goditi një pjesë të autostradës, por fatmirësisht asnjë makinë nuk u përfshi në incident. Shumë makina qëndruan të bllokuara edhe gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, edhe pse qarkullimi rifilloi në mëngjes.