Ata njihen si më të mirët e më të mirëve.
Bëhet fjalë për njësitin special amerikan, SEAL.
Së fundmi ata janë parë në Tiranë në kuadër të një stërvitje.
“Skuadra e SEAL (Sea, Air, and Land Teams/Ekipet e Detit, Ajrit dhe Tokës) e Flotës së Shteteve të Bashkuara bëri një stërvitje të përbashkët luftimi me Forcat Speciale Shqiptare në fshatin e stërvitjes urbane në bazën e Forcave Speciale dhe Komando, në rrethinat e Tiranës.
Kjo mundësi 2 javore shërbeu si një trajnim për forcat shqiptare përpara nisjes së tyre në Afganistan, si pjesë e misionit të NATO-s,” njofton ambasada amerikane.