Spanja nuk ka lejuar ekipin Istogut të Kosovës në hendboll për femra të luajë me simbole shtetërore në Challenge Cup, që po mbahet në Malaga.
Por Istogu ka pranuar vetëm me një kushtm që nga fusha të hiqen edhe flamujt e Spanjës.
Dhe kështu u veprua. Nga fusha u hoqën si flamuri i Kosovës ashtu edhe ai i Spanjës
Edhe pse drejtuesit e klubit spanjoll kërkuan sërish që në sallë të ishin simbolet e Spanjës, drejtuesit e Istogut kundërshtuan fuqishëm këtë propozim, raporton gazeta Ekspres.