Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili pozicionohej krah banorëve të Astirit të cilët kërkojnë dëmshpërblim 100% për banesat e tyre pa leje.
Rama e ka quajtur Metën si drejtuesin më serioz të opozitës.
“E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.
Kushtetutën e lexon njësoj si ata.
Qeverinë e urren njësoj si ata.
Rrëmujën e uron njësoj si ata.
Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes”, shkruan Rama. (TemA)