Endri Hasa, i bërë i njohur nga goditja e Kryeministrit Edi Rama me vezë sepse nuk e njihte askush në furrikun ku rrinte duke ngrohur vezë në Kuvend, sot shprehet se aktin në fjalë do të ribënte sërish duke e konsideruar atë amanet të studentëve dhe protestës së tyre që të bëjë sa më shumë vezë për ata.
Sipas tij “aksioni” i vezëve nuk është i fundit. Hasa thotë se kalimi i kordonit të sigurisë në Kuvend me vezë ishte i vështirë, por unë i kisha fshehur në…pasi në sallën plenare nuk lejohen sendet. Në fakt vezët dolën nga xhepi i Lulit, gjë që u bë publike nga të gjitha mediat duke e kthyer opozitën në një skuadër debilash, që nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të kthehen në klloun.
Hasa shprehet se situata aktuale duhet ta detyrojë Kryeministrin që të dëgjojë kërkesat e qytetarëve dhe t’i përmbushë ato. /Ekskluzive.al