E emëruar pak kohë më parë në postin e saj më të ri, si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu ka zhvilluar takime pune me 4 ministrat të kabinetit të ri qeveritar.
Ish-deputetja e PD shfaqet me ministrin e deleguar të Jashtëm, Gent Cakaj, ministren e Financave Anila, Denaj, atë të Energjitikës, Belinda Balluku si dhe ministren e Arsimit Besa Shahini.
“Takimet Shqip, në Tiranë gjatë fundjavës. 2019 nuk është vetëm viti i sfidave, por mbi të gjitha i rezultateve të prekshme për qytetarët në Ballkanin Perëndimor. Me ministrat përgjegjes per #trade, #investments, #digitalagenda & #mobility. #GentCakaj#AnilaDenaj #BelindaBalluku#BesaShahini’, shkruan Bregu.