Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë ku po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta.
Qëllimi i vizitës së kreut të qeverisë në Presidencës mësohet të jetë çështja e “Detit” dhe marrëveshjet me Greqinë.
Presidenti Meta ende nuk i ka dhënë autorizimin ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në mënyrë që ky i fundit të lëshojë plotfuqishmërinë dhe nisjen e negociatave me fqinjin jugor.