Sheriati duhet të largohet nga Evropa; nën këtë titull, revista e përjavshme Elsevier, sjell qëndrimin e Pieter Omtzigt, deputet holandez dhe anëtar i asamblesë parlamentare të KE, sipas të cilit, Shqipëria, Azerbajxhani dhe Turqia duhet të distancojnë veten nga Deklarata e Kajros.
Bëhet fjalë për një deklaratë jo detyruese, për të Drejtat e Njeriut në Islam, të nënshkruar nga Shqipëria në vitin 1990.
Sipas Omtzigt, nuk është e lejueshme që një shtet anëtar i Këshillit të Evropës, të njohë si legjislacion të lartë sheriatin, dhe për këtë, ai ka paraqitur edhe një mocion në Strasburg, ku pritet edhe një votim.
“Duhet që Asambleja të shprehet kundër mundësisë që një shtet anëtar i KE të lejojë sheriatin, ligjin islamik, të mbizotërojë mbi Konventën Europiane të Të Drejtave të Njeriut”, tha Pieter Omtsig. Ky idiot deputet i vendit të drogës dhe prostitucionit të ligjëruar nuk ka asnjë njohje për Shqipërin ku ligjet e Sheriatit as që ekzistojnë dhe jo më të jenë ligje kryesore të qeverisjes dhe shtetit shqiptarë.
Kallëpi i ketyre janë ato që flasin lartë e poshtë për të nxirë Shqipërinë dhe shqiptarët me materiale të dërguar nga Lulzim Basha sdhe bandat antishqiptare që fshihen pas tij.
Përgjigjen më të mirë, deputeti palaço holandez, e merr nga Johan De Velte, nga Fondacioni i Miqësisë Hollandë-Shqipëri që ka jetuar dhe punuar për pesë vjet në Shqipëri në kuadër të Organizatës Holandeze për Zhvillim.
Ajo që i ka tërhequr vëmendjen De Velte, është fotografia e xhamisë në Shqipëri, dhe dixhitura e saj; “Pazari dhe minaret në Shqipërinë që nënshkroi Deklaratën e Kajros në vitin 1990. Sheriati po udhëheq të drejtat e njeriut”.
“Ligji shqiptar nuk i referohet sheriatit apo parimeve të tij, por praktikave më të mira të demokracive perëndimore.Kushtetuta pa asnjë mëdyshje thekson se nuk ka një besim fetar zyrtar dhe të gjitha format e diskrimiminit, përfshirë diskrimiminim fetar, janë të ndaluara”, tha Johan De Velte.
De Velte, sqaron se deklarata e Kajros ka vetëm kuptim simbolik dhe ky efekt simbolik, përsa i takon Shqipërisë, bie në terren shterpë.
Ai sjell si shembullin më të mirë tolerancën fetare në Shqipëri, të pashoqe në asnjë vend tjetër të botës. Vendi, sipas tij, ka kurs pro perëndimor dhe Shqipëria nuk ka nevojë të distancojë veten nga një deklaratë e nënshkruar 28 vite më parë për të siguruar se sheriati nuk do të ketë terren atje. / Top Channel