Në emisionin “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotme do jenë të ftuar aktorët e humorit të “Duplex.”Këtë e ka lajmëruar vetë moderatori i emisionit në fjalë, Ermal Mamaqi përmes një videoje të postuar në rrjetin social Instagram.
Mbrëmja e sotme duket se do jetë e mbushur plot me të qeshura, kjo pasi në video shfaqen vetëm akorët meshkuj në studio, ndërkohë që aktoret femra të “Duplex” zhvillojnë një sherr me vajzat e emisionit “Xing me Ermalin” në parkingun e “TV Klan”.
“Kujt i thu zuskë ti mi?”- dëgjohet t’i thotë Kejvina Kthella, Artës.