osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fjalimi i Vasilit në parlament, si pushkatim i kulturës dhe etikës

Fjalimi i Vasilit në parlament, si pushkatim i kulturës dhe etikës

Skena e sallës së parlamentit të enjten ishte vërtetë tragjikokomike. Çfarë nuk u pa të enjten? Burra që u dukën si burreca, si ca llafazane të moçme në lagjet periferike të Tiranës, si shtrigarë e telendarë, që nuk lanë asgjë pa nxjerrë në shesh të mejdanit si në pazarin e gjësë së gjallë. Kush ka ndjekur punimet e parlamentit, pa pullë të kuqe, sigurisht që ka marrë nëj dozë të fortë tronditjeje dhe i është shtuar në maksimum pesimizmi dhe zemërimi, inati dhe përbuzja. Edhe më të durueshmit kanë mbytur shpresat.

Edhe më të guximshmit për një të nesërme më të mirë i kanë flakur pritmëritë për ndryshim. Po kështu ka pasuruar fjalorin me leksikun më të zi, të denjë për ata që komunikojnë me gjuhë halabakësh. Nëse do mblidhte të dy mijë fjalët e ndyra të përdorura në këto vite, do hartonte fjalorin “Për përdorim nga deputetët” dhe nga “doktor” mund të fitonte titullin “profesor” në gjuhësi. Mjafton që deputetët e rinj të marrin në dorë këtë fjalor dhe janë të armatosur deri në dhëmbë për duelet në sallën e parlamentit.

Nuk kanë pse të vrasin mendjen dhe të gërmojnë në frazeologjinë e rezervuar të fyerjeve. I kanë të gatshme nga “Doktor-profesori”. Të gjitha u regjistruan në sytë e shqiptarëve. U panë në ekran sprintierët, rrethimtarët, gladiatorët, oratorët, beteja trup më trup, fyerjet, sherrxhinjtë, grindavecët, ulëritësit.

Asgjë e re nga fronti i parlamentit sa herë ulen në kolltukët e ngrohtë deputetët e opozitës. Duket se nuk shkojnë për të debatuar as për të çuar zërin e votuesve të tyre atje ku bëhen ligjet dhe përcaktohen politikat e të ardhmes në emër të popullit që i ka deleguar në atë kuvend. Nuk kanë qëllim të japin alternativat e programet e tyre. Qëllimi si të bëjnë rrëmujë dhe ta shndërrojnë tempullin e demokracisë në pellg balte, ku baltosen të gjithë.

Dhe pre e bojatisjes nuk mbeten vetëm deputetët, që edhe mund ta kenë hak atë llangosje, po edhe familjarët deri në brezin e shtatë. Të gjithë përzihen e zhgërryhen. Në këtë tollovi nuk mund të qëndronte mënjanë as Sali Berisha, i cili si kurdoherë e nis nga kreu dhe zbret deri tek individi i fundit të fisit. Të gjithë në shënjestër të pushkatimit moral, politik, etik dhe demaskimit në të gjithë qënien e tyre. Për ish kryeministrin Berisha, është hobi të lakojë e të etiketojë, jo deputetin kundërshtar po tërë familjen dhe të afërmit e tij. Me rrënjë e me degë. Dhe nga kjo betejë kundër familjarëve nuk mbetet asnjëri pa u rrahur nga fjalori shpartallues. Nga etiketimet e telendisjet aq sa të duket sikur jeton në shpellat prehistorike.

Edhe atëherë besoj se ka pasur një cak. Një vijë të kuqe, një pritë, një pengesë për të mos folur me këtë gjuhë nga e cila nuk mbetet asgjë pa u përlyer e cënuar deri në rrënjë. Nëse kryeministri Rama replikon me Berishën do ishte në staturën e tij, në kulturën e fjalës dhe detyrës të kursente edhe ai fjalinë e fundit, pasi nuk i shton asgjë debatit dhe për Berishën është luks ta ndjellë edhe vetë kryeministrin në hullinë e tij. Ta armatosi me të njëjtat armë dhe t’i japë borxh të njejtët fishekë- fjalë.

Po ajo që duam të shkëputim nga tërë debatet në sallën e parlamentit të seancës më të fundit është fjalimi “brilant” i paparë, origjinal i nënkryetarit të LSI-së, kryetarit të grupit parlamentar të kësaj force politike, kandidatit për kryetar qeverie i deklaruar para zgjedhjeve të qershorit 2017. Nëse ndjek kurbën e diskutimeve të zotit Petrit Vasili në këtë një vit e gjysëm të bëhet i plotë portreti i tij si një nga deputetët që nuk ka asnjë fre në ato që thotë dhe në mënyrë si i diskuton. Flet pa asnjë filtër. I lëshon fjalët si i thonë, si lopa bajgën. Fjalori i Vasilit është i veçantë, shumë “profesional” dhe specifik.

Është etalon si mund të shash një koleg deri në shkatërrim moral dhe njerëzor. Fjalori i Vasilit mbart brenda vetes seksizëm, sharlatanizëm, erotizëm. Pa asnjë kujdes, pa asnjë gjykim njerëzor, shfryn me fjalor të papranueshëm . Është pothuaj një fjalor horror. Unë e kam ndjekur Petrit Vasilin prej vitesh dhe më çudit metamorfoza e tij, jo vetëm në sallën e parlamentit, ku ai në këtë periudhë si opozitë ka prekur fundin përsa i përket fjalëve, anatemimeve dhe fyerjeve nga më të rëndat, po edhe në diskutime të lira në daljet televizive, në opinione nuk ka folur politikani dhe intelektuali, përfaqësuesi i një force politike që mbahet për elitare, po individi që nuk ke asnjë dëshirë ta dëgjosh dhe të vjen vërtetë habi, se si ka mundësi një person politik ta lëshojë deri në këtë farë feje gjuhën, duke fyer edhe vetë shqipen me tërsëllima dhe pa asnjë vrarje ndërgjegje.

Si ka mundësi që “kryeministri” i presupozuar dhe i lakuar nga udhëheqësia e LSI-së gjatë fushatës së qershorit 2017 të veprojë në këtë mënyrë duke vënë në siklet, jo vetëm ata që e dëgjojnë dhe e shikojnë, po edhe shumë të tjerë që nuk i ndjekin fare fjalimet e deputetëve tanë. Është vërtetë një paradoks dhe e pamjaftueshme një kritikë apo qortim për këtë gjuhë, e cila nuk ka asnjë lidhje me analistët, me politikanët me njerëzit e zakonshëm. Më shumë, ky fjalor është i përshtatshëm për individë që kanë zanat trafikun, krimin, shkurt është i denjë për sjellje rrugaçësh.

Është gati paradoksale dhe e paimagjinueshme ta lëshojnë një politikan nervat në këtë masë, sa të përdorë në një fjali katër-pesë fjalë nga më ofendueset, të cilat nuk mund të përdoren të plota as në biseda tavolinash mes miqsh apo kur shahen e grinden dy njerëz në rrugë.

Se nuk është kulturë as zotësi, aq më pak mburrje dhe guxim të pëlcasësh në mes të sallës që presupozohet si tempulli i demokracisë, ku drejtohen sytë e gjithë shqiptarëve të çdo moshe, fjalorin më të ndyrë si: “Më plasi tr..pi”, “Ik q…”, “Mos na ça by…” e të tjera fjalë që është turp edhe kur i dëgjon nga goja e njerëzve në rrugë, le më nga një deputet. Që një person, i cili ka ushtruar në këtë vend detyra të rëndësishme si ministër i Shëndetësisë, Drejtësisë etj., të bjerë në këtë batak, të flasi sikur të jetë i papërgjegjshëm, i dehur çakërrqejf, si një makinë pa frena e barkë pa timon në mes të dallgëve dhe të tregojë se është burrë që nuk e rruan nga askush që i duket se është më i forti ndër parlamentarët, se nuk ia ndien nga askush, që të gjithë të tjerët janë vetëm disa numra dhe ai mund t’i ofendojë me fjalët më poshtëruese.

Kjo nuk është sjellje, jo vetëm e një intelektuali e politikani, dhe atij që mbahet për burrë shteti me të ardhme të ndritur, që i njeh vetes kualitete intelektuale dhe se është njeriu i së ardhmes, siç përpiqet të duket, po askujt që ka pak etikë e moral, pak turp e sedër.

E ç`ju përcjell Petrit Vasili, qytetarëve shqiptarë me këtë fjalor të denjë për librin “Gines”, për këto paçavure që nxjerr nga goja në komunikim me publikun faqe tërë shqiptarëve live nga salla e kuvendit? Ku e gjën guximin dhe frymëzimin për të folur në këtë mënyrë, ky doktor në profesion, ky baba, bashkëshort, qytetar, si të ishte një individ i papërgjegjshëm? Kështu nuk i lejohet akujt të flasi.

Edukata nuk të lejon të kapërcesh kaq keq kufirin e etikës dhe të ndysh gjuhën shqipe me fjalor që nuk ka brenda asnjë lloj qytetarie apo burrërie që bie ndesh me moralin tonë. Në kuvend ne mendojmë se kemi dërguar me votë gratë dhe burrat më të ditur, më të kulturuar, njerëz të përgjegjshëm, që janë atje për fatet e popullit dhe ardhmërinë e Shqipërisë. Po kur dëgjon Vasilin të ngrihen qimet e trupit përpjetë dhe të bëhen si gjembaç, edhe pse atij i duket sikur bën kalorësin e trimërisë dhe heroin e fjalës së lirë.

Se fjala e lirë nuk është sharja me rrënjë e me rob shtëpie, aq më pak me fjalë që edhe në fjalorin shqip jepen si variante të përafërta. Edhe fëmijët e klasës së parë nuk guxojnë të përdorin fjalë të tilla, edhe pse nuk janë të ndërgjegjshëm për kuptimin e tyre. Këtu nuk është puna se u fye dhe u denigrua deputeti Manja. Ai është vetë jurist dhe njeriu i ligjit, dhe i zoti të vetëmbrohet. Detyra jonë nuk është mbrojtja e askujt. Këtu nuk numërojmë sharjet dhe etiketimet e Vasilit për Ramën.

Etiketimi si i pakshkolluar, i mbaruar, i vdekur, i kapërcyer, bandit, kriminal, hajdut, politikani më i urryer, e vargu pa fund i anatemimeve që nisin dhe nuk mbarojnë kurrë. Po edhe hallin e Ramës nuk e kemi. Ai vetë, kurrë nuk e ka llogaritur Vasilin dhe asnjëherë nuk i është përgjigjur. E ka shpërfillur plotësisht. Qëllimi është të komunikojmë me opinionin e gjerë si në atë sallë ka individë që flasin me këtë gjuhë, e cila është e papranueshme nga askush. Që është e dënueshme dhe e papajtueshme me asnjë moral. Që nuk e ka pranuar etika naziste.

Nuk e ka adaptuar as etika fashiste e diktatoriale. Fjalori i Vasilit e grisi kodin e etikës. E mënxirosi dhe e sterrosi atë kod marrëveshjeje të fjalës së lirë. I humbi kuptimin. E bëri leckë për të pastruar kazanët. Në demokraci është vërtetë e papërfytyrueshme të presësh një fjalor të tillë. Edhe pse zoti Vasli është në hullinë e fjalorit të vet të përsëritur, ky i fundit është kapaku, përtej çdo kornize dhe logjike njerëzore. I mungon etika.

Nuk ka asnjë brendi morale fjala. Është pushkatim i kulturës dhe etikës. Shpërdorim ekstrem i fjalës së lirë. Është një flagrancë e patolerueshme. Se vërtetë deputetët nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për ato që thonë, po kurrsesi kjo nuk mund të amnistojë këto fjalë, që janë goditja më e rëndë që i bëhet tempullit të demokracisë, që e ka shndërruar parlamentin në vendin ku duhet të ta ndjekësh me pullën “stop”.

Kjo është edukata që partia e idealeve të rinisë, partia e studentëve dhe të rinjve i japin shoqërisë? Deputetët nuk i bën të rëndësishëm dhe nuk u jep vlerë fjalori i turpshëm dhe poshtërues. Vasili, pas fjalimit në sallën e kuvendit, pas sharjeve nuk është se i shtoi diçka begraundit të vet në kuptimin e dinjitetit dhe admirimit. Ai nuk u bë më i vlerësuar as më i respektuar. E shumta mund të ketë fituar një buzëqeshje të atyre që e kanë kurdisur dhe hedhur në fushëbetejë. Vetëm kaq. Realisht shtoi shumë urrejtje.

Se shqiptarët kanë një kod, kanë një moral, kanë një vijë sjellje që mund të ta falin një pëllëmbë, po jo poshtërimin me fjalë. Atëherë përse Vasili arrin në këtë stad dhe përdor këtë fjalor, që e bën si deputet të padëshirueshëm dhe si njeri të pështirë? LSI dhe Petrit Vasili, me fjalimin në parlament, fjalorin e ndyrë dhe fyerjet pa cak nuk bëri gjë tjetër veçse i shtoi një njollë turpi dhe i akordoi vetes një dekoratë, e cila turpëron atë dhe vetë demokracinë shqiptare. Ky ishte kryeministri i projektuar? Vërtetë ky do na udhëhiqte?!

Ky do ndryshojë politikën në të ardhmen? Mjafton të njihesh me opinionin e shumë intelektualëve dhe njerëzve të zakonshëm nëpër rrugët e qytetit, dhe të dëgjosh fjalët e tyre, të mësosh se sa është zhvlerësuar Patrit Vasili si politikan në sytë e shqiptarëve dhe sa është përçmuar sjellja e tij e padenjë për fjalorin e turpshëm që nuk i shkon, jo një deputeti, po as një mistreci. Edhe pse Petrit Vasilit me fjalorin me “trap” i duket se e bëri parlamentin “zap”, ai ka rrëshqitur vetë në pellgun e baltës!

Nga Bardhyl BEJKO