Klodiana Shala është një prej atleteve më të njohura shqiptare. Ajo nisi të merrej me sport që në vitin 1994. Puna e saj u vlerësua shumë shpejt pasi ia doli që të merrte për 4 vite nga 1 mijë dollarë në muaj sepse ishte sportistja më e talentuar në Europë. Mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Late Night Show” në “Ora News”, ku zbuloi se paratë i përdori për të bërë faza përgatitore si dhe për të mbajtur familjen e ish-të dashurin.
Pjesë nga biseda
Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.
Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?
Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.
Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?
Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.
Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke çuar?
Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.