Avokatja e njohur dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani flet për “BalkanWeb” pas aksidentit me makinë ku u përfshi pak ditë më parë.
Kur kanë kaluar 5 ditë nga mbrëmja e frikshme që përjetoi në hyrje të Bajram Currit, zonja Çobani thotë se ka kaluar momente të vështira dhe është ende e rënduar nga ajo që ka përjetuar.
“Të më falni për vonesën në përgjigjigje por kam kaluar dhe jam akoma e rënduar nga ajo që përjetova”,- thotë Çobani.
Burime të “BalkanWeb” raportuan se zonja Çobani nën shoqërinë e katër mikeshave të saj, mes tyre edhe politikania e njohur, njëherësh ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së dielës (27 janar) rreth orës 23:50 në hyrje të Bajram Currit, në vendin e quajtur “Kthesa e Xhanës”.
Të njëjtat burime thanë se makina tip Audi Q5 që drejtohej nga zonja Çobani ka dalë nga rruga e ka rënë poshtë urës duke u rrokullisur. Në makinë me të e Tahirin ndodheshin edhe Pranvera Vatoci e Rezi Metaliaj. Zonjat ktheheshin nga një darkë së bashku e fatmirësisht nuk kanë marrë plagë të rënda.
Në redaksinë e “BalkanWeb” ka mbërritur edhe një foto e zonjës Çobani me mikeshat e saj para aksidentit! Ne i urojmë shërim të shpejt secilës prej tyre!