Neomarksistët dhe demokratët janë bërë bashkë së fundmi, për të marrë peng systemin arsimor dhe për të penguar zhvillimin normal të mësimit.
Rasti i Fakultetit të Shkencave Sociale e tregon më së miri këtë gjë, ku janë bërë bashkë pedagogë të PD-së dhe Organizatës Politike të Arlind Qorrit, të cilët thonë se do të hyjnë grevë urie.
Ne po ju sjellim emrat e disa pedagogëve me lidhje politike, që duan të mbajnë peng Fakultetin.
1. Adriana Anxhaku, që e ka fituar pa konkurs vendin e punës, me titull dhe doktoraturë të marrë jashtë kritereve, me plagjiaturë.
2. Orinda Malltezi, motra e Jamarbër Malltezit.
3. Theodhori Karaj, pa arsim përkatës, me diplomë në Gjuhë Letërsi, dhe e bija Stela Karaj, pra në një fakultet babë e bijë.
4. Edmond Rapti, dekani, ish- zëvëndës i Dhori Kules
5. Arlind Qori i Organizatës Politike
Për mos përmendur përfaqësuesit publikë të protestës së pedagogëve, Mark Marku, ish-deputet i PD-së, Rezart Prifti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe Jani Merka, drejtues i Organizatës Politike, të cilët patën edhe një takim me ministren Besa Shahini.