Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, ishte protagoniste e protestës studentore tashmë e mbyllur përveç disa grupeve të vogla studentësh të ndikuar nga forumet rinore partiake që kanë bllokuar disa auditorë. Por tashmë ajo po orienton edhe protestën e pedagogëve. Këta të fundit kërkojnë ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke paralajmëruar edhe nisjen e grevës pasi ultimatumi i vendosur prej tyre për ministren Besa Shahini skadoi sot në 16:00.
Shqiptarja.com ka zbuluar një mesazh të pedagoges të së Drejtës Tregtare te Fakulteti Juridik drejtuar pedagogëve në aplikacionin WhatsApp. Ajo kërkon nga kolegët e saj pedagogë që të bëhen pjesë e mbledhjes së Asamblesë së pedagogëve të Universitetit të Tiranës ditën e hënë, ndërsa kërkon nga ata që të qëndrojnë të palëkundur në çështjet që prekin interesat e tyre.
Mesazhi i Argitës në WhatsApp për pedagogët
Te nderuar kolege, ne vijim te zhvillimeve te fundit ne lidhje me kerkesat e stafit akademik ju percjell ftesen per mbledhjen e asamblese se stafit akademik te UT diten e hene. Mendoj qe eshte ne interesin tone te qendrojme me nje qendrim unik per ceshtjet qe presin interesat e AL dhe tonat njekohesisht.
Mesazhi në WhatsApp që Argita Berisha Malltezi iu ka dërguar pedagogëve të Drejtësisë
Disa ditë më parë studentët e Fakultetit Juridik akuzuan vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha se po orientonte një grup studentësh që të mbanin të bllokuara dyert e Fakultetit me qëllim paralizimin e procesit mësimor. Kjo bëri që studentët të zhvendoseshin te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” duke bërë të mundur kështu edhe rinisjen e mësimit. Denoncimi i studentëve por edhe ky mesazh i siguruar nga Shqiptarja.com tregojnë qartë se, si protesta studentore ashtu edhe ajo e pedagogëve është e natyrës politike.