Për të zhvilluar takimin me ministren e Arsimit, studentët e universitetit të Shkodrës kishin kërkuar që në sallë të mos kishte prani mediash. Në momentin që kushti i tyre nuk u përmbush ata kanë kërkuar anulimin e takimit me ministren e Arsimit, Besa Shahini.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas refuzimit të studentëve të Universitetit të Shkodrës për zhvilluar takimin e vendosur me ta për të diskutuar lidhur me Paktin për Universitetin.
Për të zhvilluar takimin me të, studentët kishin kërkuar që në sallë të mos kishte prani kamerash dhe kamerash.
“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për Paktin për Universitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë,“- shkruante ministrja pas anulimit të takimit.