Kryeministri italian Giuseppe Conte ka refuzuar sot lajmin e mediave evropiane se Italia ka hyrë në recesion ekonomik, duke thënë se është i kënaqur me reformat e mbështetjes sociale të qeverisë, të cilat i kanë kthyer dinjitetin qytetarëve.
“Të dhënat e publikuara janë një rezultat që vjen nga përpunimi i faktorëve të huaj siç është lufta tregtare mes Kinës e SHBA. Të ardhmen e Italisë po e ndërtojmë ne tani, me idetë tona, dhe kjo do të jetë pozitive. Ne kemi studiuar për një manovër të gjerë që dot zhvillojë efektet e saj të plotë në gjashtëmujorin e dytë.
Por kujdes se nuk mund të ketë mirëqenie të qytetarëve nëse përpjekjet përqendrohen vetëm të këto të dhëna, ne duhet të kemi kujdes të mos rrisim diferencat sociale”, tha kryeministri Conte.