Nga Bledi Mane-Public Enemy
Ngrysja e pranverës së vitit të vobektë 1997 e gjente miletin e ndrydhur të Tiranës të strukur para radiove ose magnetofonëve tek dëgjonin lajmet e Shqipërisë nga radiostacionet e huaja. E kam të pamundur ta harroj dalldisjen time kur kisha ardhur nga Londra dhe kisha zbritur në Tiranë plot kurreshtje të përjetoja shtetrrethimin.
Tanket e gardës me militantët e mbetur të Saliut dilnin rreth orës 9 pa çerek e deri atëhere si fillim, para se mileti më i guximshëm të mbyllej brenda, pinte kafen dhe tek rufiste lëngun e zi, mbingarkohej edhe me të zezat lajme.
Ecja si turist japonez kureshtar në pjesën jugore të Parkut Rinia ku ballafaqohej me La Voglia-n e famshme dhe në ato 11 kioska lokale përjetoja Shqipërinë e përçarë. Me zë të larte nga altoporlantet e kafeneve nuk buçisnin kenge por si me thikë ndahej sinori politik dhe krahinor. E kuptoje qartë se kush ishte me kë dhe folklorizmat bajate nacionale te atyre viteve po mbillnin rrezikshem nje ndasi qe edhe sot vazhdon:
Demokratët inferiorë të Saliut dëgjonin lajmet e Zërit të Amerikës ku raportonte gazetari Mero Baze. Socialistet superiorë të burgaxhiut Fatos Nano dëgjonin lajmet e BBC ne shqip ku raportonte gazetari Aleksander Furxhi, burri i Mirela Kumbaros.
Zeri i Amerikes ishte me malokët, BBC ishte me jugoret.
Zeri i Amerikes ishte me fajdexhinjte dhe vrasesit, BBC ishte me komunistet qe kerkonin pushtetin e i paguante Greqia.
Vitet dhe dekadat nxituan aq shpejt sa prishen shume ekuilibra politike, krahinore, financiare. Prishen madje edhe kioskat e Parkut Rinia, shkaterruan edhe radion si medium duke ia lene vendin televizionit dhe internetit.
Nuk ka më BBC ne shqip, nuk ka me as Berishe e as Nano ne pushtet por ka mbetur si relike Zeri i Amerikes i cili nuk degjohet me fshehurazi por perdoret sa majtas e sa djathtas fundja per ti rezistuar edhe konkurences mediatike pa konkurente ne Shqiperi.
E kam ndjekur keto dite mediumin amerikan qe eshte sulmuar e eshte ledhatuar aq shume por mbi te gjitha me kane pelqyer ato zbardhjet e pergjimeve te telefonave 2 vjet me parë.
Vangjushi po ha dreke me nje shijaks ne Golem, Ymer Lala u takua me nje dibran per kafe ne Paskuqan. Vangjushi bleu vota, Ymeri shiti vota…
Keto pergjimet qe paska bere prokuroria shqiptare gjate viteve 2016-2017 tingellojne aq te peshtira sa edhe shtriga me e poshter nuk do i perdorte pet gjueti. E turpshme sesi institucioni i akuzes i pergjoi kodoshet me leket e taksave tona, zbardhi bisedat, konstatoi qe po blihen e po vidhen votat, i la fituesit te shpallen e te marrin mandate si kryebashkiake dhe si deputete dhe atehere kur plaga ishte e ngrohte nuk dha alarmin te anullonte zgjedhjet e te na tregonte poshtersite elektorale.
Kushdo nga ne gazetaret me nje nuhatje modeste profesionale e di fare mire qe keto pergjime jane bere me urdher te Ilir Metes por çudi me vjen me Zerin e Amerikes sesi pranon te publikoje keto lajme kur e di shume mire se cili eshte autori.
Ne Washington e kane pasur disa here ne studio dhe kurre nuk e pyeten apo ta demaskonin. Me vjen te qaj ( vetëm 3 minuta) kur mendoj qe Zeri i Amerikes financohet nga paratë e Departamentit te Shtetit dhe po ky Departament e demaskoi keq autorin e pergjimeve, Adriatik Llallen për abuzim me detyren dhe lidhje me krimin.
Keto pergjimet e Llalles me porosine e Ilir Metes jane hakmarrje e vonuar. Hakmarrje ndaj pergjimeve qe dikush tjetet bëri para Tikut.
Po ti Sajmir Tahiri kur do i zbardhesh pergjimet qe bëre kur ishe minister i brendshem?