osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pasuria nga 2003/ Edi Paloka si prokurorët, dhuratë 40 mln lekë, shtëpi, toka e makina

Pasuria nga 2003/ Edi Paloka si prokurorët, dhuratë 40 mln lekë, shtëpi, toka e makina

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili i ka shitur një apartament 87.5 milionë lekë një familje që është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës për pastrim parash, ka deklaruar 6 shtëpi banimi, dy garazhe dhe disa makina në harkun kohor 2003-2017. Ndërkaq, të ardhurat e ligjvënësit demokrat janë paga si deputet dhe dy vite pagë nga ATSH dhe Albpetrol. Nga viti 2014, deklaron edhe pagën e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, në vlerën 698 183 mijë lekë.

Në deklaratën e parë të pasurisë, që përkon me vitin 2003, Edi Paloka deklaron 33 % të një apartamenti me sipërfaqe 56 m2, pjesë të cilën deklaron se ka shitur po gjatë vitit 2003, me vlerë 30 mijë USD. Këtë apartament deputeti demokrat thotë se ka përfituar nga privatizimi në vitin 1994. Në vitin 2005, Paloka deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 77 m2 dhe 22 m2 verandë, me vlerë 38 mijë euro. Në vitin 2011, Paloka ka blerë një tjetër apartament me sipërfaqe 75.6 m2, në Lezhë, me vlerë 3 931 200 lekë.

Ashtu si shumë gjyqtarë dhe prokurorë që kanë mbetur në rrejtën e Vetingut, edhe Paloka deklaron se i ka dhuruar babai 4 000 000 lekë ose 32 mijë euro, para me të cilat ka blerë këtë pasuri të paluajtshme. Nuk dihet nëse është ky apo jo apartamenti, të cilin Paloka e ka shitur në vitin 2018 për 87.5 milionë lekë. Po ashtu, në vitin 2013, Paloka deklaron se i ka lënë trashëgim babai një apartament me sipërfaqe 46.88 m2, banesë në Tiranë me sipërfaqe 130 m2, tjetër apartament në Tiranë i paregjistruar si dhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 14.32 m2.

Deputeti i PD deklaron gjithashtu disa prona me sipërfaqe 1000 m2, vreshtë 500 m2, tokë arë 2000 m2, tokë arë 750 m2 dhe tokë arë 1 000 m2 trashëguar të trashëguar nga prindërit. Në vitin 2016, Paloka deklaron se ka zgjidhur kontratën për blerjen e një apartamenti me vlerë 38 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 deklaron se ka shitur një apartament në Spille, Kavajë, me vlerë 10 mijë euro. Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka deklaron disa makina që nga viti 2003. Makinën e fundit e ka blerë në vitin 2013, me vlerë 25 mijë euro.

Reagimi për shitjen e apartamentit
Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se ka shitur një apartament në Lezhë me vlerë 87.5 mln lekë dhe jo dy siç është raportuar në media, por edhe atë nuk ia ka shitur Shqipe Palajt, vajzës së Pjetër Vocit, ndryshe nga sa figuron në dokumentet hetimore të Prokurorisë, të cilët po hetojnë për pastrim parash. Paloka mohon që të ketë njohje me familjen Voci (Palaj) të cilët janë nën akuzë për pastrim parash ndërsa iu janë sekuestruar 5.5 mln euro të pretenduara si dhuratë nga një miliarder suedez. Teksa bën publike deklaratën e pasurisë të vitit 2012 për apartamentin 75 m2 në Shëngjin, Paloka, në një reagim tjetër, sqaron se nuk e ka deklaruar shitjen e apartamentit në 14 gusht 2018 pasi sipas ligjit ai ka afat ta bëjë një gjë të tillë deri në 31 mars 2019.

Pasuritë e Edi Palokës nga viti 2003 deri në vitin 2017
-Viti 2003, 33 % të një apartamenti, 56 m2, vlera 10 milionë lekë, përfituar në vitin 1994 nga privatizimi, shitur nga Ndërmarrja Komunale. Shitur apartament në vitin 2003, me vlerë 30 mijë USD. Makinë blerë në Itali, 50 000 lekë. 5 mijë UAD shitja orendish. 10 mijë euro të kthyera nga prindërit. Paga si deputet 1 627 938 lekë.

2004, shitur makina e vitit 2003 për vlerë 100 000 lekë. Paga si deputet 1 326 199 lekë.

2005, blerë apartament 38 mijë euro, 77 m2 dhe 22 m2 verandë. Paga si drejtor i ATSH, 148 688 lekë. Paga si deputet 1 526 342 lekë. Paga si anëtar bordi tek Albpetrol, 281 664 lekë.

2006, llogari bankare 994 lekë, 10 mijë USD, 300 000 lekë, paga si deputet, 624 318 lekë, nga ATSH 903 660 lekë, nga Albpetrol, 267 072 lekë.

2007, paga si deputet 372 275 lekë.

2008, tërhequr nga banka shumat 1 300 000 lekë, 10 mijë USD, mbetur në depozitë 500 USD. Paga si deputet, 1 648 282 lelë.

2009, 1000 m2 trashëguar nga nëna. Paga, 1 442 491 lekë. Kredi 1 400 000 lekë.

2010, makinë Touareg, 1 154 036 lekë. Kesh në shtëpi 1 000 000 lekë. Paga, 2 614 122 lekë.

2011, apartament banimi me sipërfaqe 75.6 m2, në Lezhë, 3 931 200 lekë. Për të blerë këtë apartament i ka dhuruar babai 4 000 000 lekë. Paga, 2 335 374 lekë. Shlyer plotësisht kredia.

2012, paga 2 768 459 lekë.

2013, apartament trashëguar nga babai, 46.88 m2. Banesë në Tiranë, trashëguar nga babai 130 m2. apartament në Tiranë trashëguar nga babai, i paregjistruar. Garazh 14.32 m2, në Tiranë trashëguar nga babai. Vreshtë 500 m2, trashëguar nga babai, tokë arë trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, tokë arë 2000 m2 trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, tokë arë 750 m2 trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, tokë arë 1 000 m2 trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, makinë SMART trashëguar nga babai, 50 % të pjesës, furgon trashëguar nga babai, 50 % të pjesës. Shitur makina Touareg, 1 000 000 lekë. Blerë makinë tip BMW, 900 000 lekë. Paga, 2 423 717 lekë.

2014, falur motrës pjesën në apartamentin në Tiranë. Paga si deputet, 2 279 222 lekë. Bashkëjetuesja Desara Mema, 373 119 lekë.

2015, shitur makina tip BMW 5 mijë euro. Paga si deputet, 2 556 247 lekë. Paga e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, 586 785 lekë.

2016, zgjidhur kontrata për blerje apartamenti, 38 mijë euro. Makinë 25 mijë euro. Paga si deputet, 2 638 533 lekë. Paga e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, 698 183 lekë.

2017, shitje apartamenti në Spille, Kavajë, 10 mijë euro. Paga si deputet, 2 260 521 lekë. Paga e bashkëjetueses si bibliografe në Shkollën e Magjistraturës, 740 757 lekë.