osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A janë Sali Berisha dhe familja e tij, viktima e parë e SPAK-ut?

A janë Sali Berisha dhe familja e tij, viktima e parë e SPAK-ut?

Nga Bedri Islami

Kishte që në seancën e së hënës që diçka rrinte pezull mes shefit të qeverisë së tashme, Edi Rama dhe ish kryeministrit, Sali Berisha. Diçka që dukej se ata, të dy, e dinin, por pritnin një moment tjetër për të thënë më tepër.

Nëse disa ditë më parë ishte një aluzion gjysmë i hapur, për “një mesazh që kishte marrë Berisha nga autoritete të larta të një vendi të fuqishëm“, në seancën parlamentare të ditës së djeshme, jo rastësisht dhe jo papritur, gjërat u thanë më hapur. Dhe u thanë në mesin e një tensionimi brutal, jashtë çdo parametri parlamentar, për të mos shkuar më tej, përmes një harbutërie që nuk kishte lidhje as me çfarë ishte shtruar për diskutim, as me atë që pritej të miratohej.

Tensionimi erdhi pasi Rama e provokoi Berishën me një pyetje që ka të bëjë me raportin që ky i fundit ka me drejtësinë dhe SHBA-të, duke nënkuptuar se Sali Berisha nuk mund të shkojë më në Amerikë.

Pyetjes së Ramës “Sali a e kalon dot oqeanin”, Berisha iu përgjigj duke i thënë “me SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku s’mund të arrish t’i kurrë Edi Rama”.

Ishte njëra ndër ato përgjigjet që nuk thonë asgjë dhe që lënë të nënkuptohet shumë më tepër nga ajo që është menduar.

Dukej se kishte një qëndrim të ri në raportet mes ish shefit të qeverisë dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, megjithëse asgjë nuk ishte thënë publikisht.

Në pyetjen drejtuar Ambasadës amerikane në Tiranë, nëse ndaj Berishës dhe familjes së tij ishte vendosur një kufizim i tillë, erdhi edhe përgjigja standard se:

“Është politikë e Shteteve të Bashkuara që raste individuale vizash nuk mund të komentohen”.

Kështu Ambasada amerikane nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka përgënjeshtruar lajmin.

Si qëndron e vërteta?

Sipas informacioneve të klasifikuara dhe që tani për tani janë gjysmë tabu, ndaj familjes Berisha prej rreth 20 ditësh është ndaluar udhëtimi i tyre në Shtetet e Bashkuara, megjithëse ende asgjë konkrete nuk është konfirmuar.

Nëse kjo ka ndodhur, pyetja më e thjeshtë do të ishte: çfarë e detyron një shtet të fuqishëm të ndërmarrë masa drastike ndaj një politikani të njohur dhe drejtues në institucionet më të rëndësishme të shtetit, siç është Sali Berisha?

Përse ai mund të ketë të njëjtin fat si edhe i mbrojturi i dikurshëm i tij, ish prokurori i përgjithshëm, Llalla, për të cilin opozita desh hodhi në erë parlamentin, përmes një grushti të vockël parlamentar?

Çfarë e bën figurën e Berishës , e më pas, të familjarëve të tij, të padëshiruar për Departamentin e Shtetit?

Berisha, pa shkuar në kohët e largëta, ishte dhe vazhdon të mbetet kundërshtari numër Një i reformës në sistemin e Drejtësisë. Ndërkohë që ky sistem është, më shumë se gjithçka tjetër, vepër e Departamentit të Shtetit. Ishte dhe vazhdon të jetë një kundërvënie e hapur, e furishme dhe e vazhdueshme e politikës së opozitës kundër Reformës në Sistemin e Drejtësisë, dhe do të jetë e natyrshme që prijëtari i kësaj lëvizje antireformë, të kishte ndëshkimin e tij.

Nga ana tjetër, që në krye të herës, Berisha, megjithëse në fjalorin e tij politik ka qenë gjithnjë mbështetës i politikës amerikane, në fakt ai ka vepruar shpesh herë, në mos gjithnjë, si kundërshtar i saj. Për të shkuar më tej: si shantazhues i saj.

Që në vitin 1996, duke u paraqitur si njeriu që mund të ndezë vatrat e konfliktit në trevat e banuara me shqiptarë, sidomos në Kosovë, ai është përpjekur që, pas „dorës së tij të fortë“, të tregojë se është i vetmi politikan që ka në duart e tij edhe zjarrin e luftës, edhe puplën e paqes, por që në fakt, mbështeti luftën e regjimit të Millosheviçit, duke qenë si pasvijë financiare dhe logjistike e tij në luftën në Kroaci e , më pas, në Bosnje.

Kabllogramet e ambasadorëve amerikanë në Tiranë, të cilët u bënë të gjithë “armiqtë“ e Berishës, kanë dëshmuar se pas shumë akteve destabilizuese qëndron Berisha dhe një gardë e stërvitur mirë nga njerëzit e tij, të cilët, jo vetëm për të pushtetit, por edhe nga lidhjet e mëhershme me strukturat serbe në trevat shqiptare, kërkonin t’u bënin hapësirë lobimeve prosllave, çka ishte e vazhdon të jetë në kundërshtim me politikën amerikane në rajon.

Edhe këto ditë të fundit, duke vazhduar të njëjtën linjë dhe për ta pasur si mbulesë në veprimet e tij destabilizuese, Berisha ka marrë rolin e nacionalistit të flaktë në çështjen e Kosovës, ku ka qenë gjithnjë e larguar nga aspirata e vërtetë e shqiptarëve dhe ka afruar zgjidhje që binin dhe bienë ndesh me politikën euroatllantike.

Qëndrimi “nacionalist“ i Berishës nuk ka të bëjë me retorikën e tij për një shtet të dytë shqiptar të fuqishëm, aspiratë të cilën ai nuk e ka pasur asnjëherë në linjën e tij politike, por si një garanci, e përdorur edhe më parë se, në rast të veprimit të pritshëm të SPAK-ut, familja e tij dhe disa njerëz rreth tij, nuk do të preken. Ky lloj presioni që në ndonjë rast zinte vend, si pas ngjarjeve të 21 janarit, tashmë është një lojë me letra të ditura dhe që, në administratën e re amerikane, nuk ka dukje dhe as ndikim. Është një lojë e vjetër, kartat janë të djegura.

Për Departamentin e Shtetit, prej shumë kohe, ka qenë e ditur se, destabilizimi i Shqipërisë, ligjet thuajse gjithnjë, me klasën politike të zvetënuar, të korruptuar, agresive dhe të gatshme për të përmbysur një gjendje. Njeriu që i prin kësaj rryme që ka zaptuar politikën e vendit dhe ka infektuar edhe një brez të ri politikanësh, në kundërshtim me stabilitetin financiar dhe politik, është Berisha. Për Departamentin e Shtetit, si duket, më në fund, është bërë e qartë se, pa largimin nga skena e politikës e “bulldogëve kafshues” të politikës shqiptare, as vendi, as financat e tij dhe as detyrimet e shtetit shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare ku bën pjesë Shqipëria, nuk mund të realizohen.

Edhe në ditët e fundit, më tepër se askush tjetër, është pikërisht Berisha, i cili, haptas, pa asnjë drojë dhe si mesazh i hapur për qëllimet e politikës amerikane në Shqipëri, bën thirrje për destabilizimin e vendit, për përmbysje me dhunë të qeverisë, bën thirrje për revansh dhe, si nuk mund të ndodhë, për tërheqje zvarras të politikës qeverisëse. Gjuhën dhe politikën e tij hakmarrëse dhe destabilizuese e ka përcjellë edhe tek lideri i tashëm i opozitës, Basha, që, po ashtu, përmes thirrjeve të jashtëligjshme bën thirrje për të hedhur në lumin e Lanës shefin e qeverisë.

Shqipëria dhe Kosova, përgjithësisht vendet ballkanike, janë prej disa kohëve një pikë referimi e politikës së jashtme amerikane, e cila, ashtu si nuk lejon që politikanë destabilizues dhe me akuza të rënda në karrierën e tyre, si vrasjet e 21 janarit, tragjedinë e Gërdecit, ku janë të pranishëm dhe urdhër dhënës Berishajt, ashtu nuk lejon që karta e një nacionalizmi fals të ndezë një vatër të re zjarri, vetëm që të mos jenë një ditë të ardhshme pjesë e dosjeve të SPAK-ut.

Në të vërtetë fillesa e këtij institucioni ende në formësim , si duket, do të jetë pikërisht kjo: vendosja në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të njerëzve të inkriminuar të politikës, mbi të cilët, prej shumë e shumë viteve, qëndrojnë mëkate të mëdha.

Në fund të fundit, nëse kjo ndodh, SPAK , apo edhe Departamenti i Shtetit, po bën pikërisht atë që është pritur të bëjë qeveria Rama dhe që nuk e bëri: ndëshkimin e së keqes dhe hapjen rrugë të një politike të re, thellësisht evropiane dhe në interes të kombit.

Do të jetë Berisha dhe familja e tij shenja e parë e kthesës?

Është tepër e mundshme.