“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?“. Kjo pyetje retorike e Edi Rames dje në Kuvend, la të kuptohej se ish-kryeministrit Berisha mund t’i jetë ndaluar shkelja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dyshimet u shtuan pasi vetë Berisha nuk e mohoi këtë menjëherë, por dha nje përgjigje evazive duke thënë “nuk bëj vizita zyrtare që kur lashë detyrën”.
Pas ketij episodi ne Kuvend, GSH ka kontaktuar DASH (Departamentin Amerikan te Shtetit), per t’i marre informacion mbi kete çeshtje.
Pergjigja e DASH ishte si ajo e ambasades se SHBA-ve ne Tirane. DASH shprehet se nuk komenton rastet individuale. Departamenti Amerikan i Shtetit ka komentuar dy raste ne pergjigjen sjelle GSH, por, per Berishen nuk ka zgjedhur te komentoje, duke lene te kuptohet se diçka ka ne gjithe kete histori.
SHBA as nuk ka pergenjeshtruar e as nuk ka konfirmuar heqjen e vizes per Berishen, ne te dyja rastet.
Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH, duke lene pa pergjigje fatin e Berishes.