Bora Zemani është një ndër figurat më të njohura e të dashura të televizionit shqiptar, e cila shkëlqeu së fundmi gjatë prezantimit të “Këngës Magjike 2018” krah Ardit Gjebreas.
Megjithëse të gjithë e njohim me emrin Bora, për “Revistën Class” ajo ka treguar se në fakt emri i saj është Borana dhe pas këtij emri qëndron një histori interesante.
Duke qenë se ka lindur në janar, mamaja e Borës kishte parë në atë kohë në “Teatrin e Operës dhe Baletit” operën shqiptare “Borana” dhe nga kjo vepër ishte frymëzuar për t’ia vendosur emrin vajzës së saj.