osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas gjyqtarëve, të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda drejt SPAK, shkon në 7 numri i aplikantëve për Prokurorinë Speciale

Pas gjyqtarëve, të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda drejt SPAK, shkon në 7 numri i aplikantëve për Prokurorinë Speciale

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është thjesht çështje ditësh. Afati i fundit për të paraqitur kandidaturat e tyre prokurorët që duan të jenë pjesë e këtij organi është data 7 shkurt. Në mbledhjen e pak kohëve më parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u përcaktua që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të ketë 15 anëtarë, ndërsa deri dje patën aplikuar vetëm 3 emra (Klodian Braho, Besnik Muçi dhe Anton Martini).

Por sipas burimeve të gazetës, grupit të kandidatëve iu bashkuan ditën e djeshme edhe katër prokurorë të tjerë, duke e çuar kështu në shtatë numrin e aplikantëve për në Prokurorinë Speciale. Prokurorët që shfaqën interes për të qenë pjesë e SPAK dje janë Eugen Beci, Edvin Kondili, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu. Të shtatë emrat që kanë kandiduar për në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Por teksa na ndan edhe një javë nga afati i aplikimeve, burimet i thanë gazetës se pas gjyqtarëve të Krimeve të Rënda, tani edhe të gjithë prokurorët e Krimeve të Rënda, qoftë të Shkallës së Parë, qoftë të Apelit, do të zhvendosen në SPAK. Pra, përveç shtatë emrave që janë bërë publik, pritet që në ditët në vijim të aplikojnë edhe të gjithë anëtarët e tjerë të Krimeve të Rënda, ndërsa të hapur mundësinë për kandidime e kanë edhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas informacioneve, në ditët në vijim pritet që midis të tjerëve, të zyrtarizojnë kandidaturën edhe prokurorët Arenc Çela dhe Manjola Kajani. Fakti që për në Prokurorinë Speciale do të kandidojnë të gjithë anëtarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda do të thotë se për ngritjen e SPAK nuk do të ketë asnjë pengesë sepse midis kandidatëve do të ketë edhe mundësi përzgjedhjeje nëse ndonjëri prej të interesuarve nuk do të kalojë me sukses procesin e vetingut. Tashmë pritet që të gjitha kandidaturat për në SPAK të zyrtarizohen dhe më pas puna kalon në dorën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili do të duhet të kalojë me përparësi në veting aplikantët.

Rasti i Gjykatës Speciale

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të ketë pjesë të saj Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Të dy këto organe do të hetojnë dhe gjykojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta. Teksa për Prokurorinë e Posaçme priten akoma aplikimet e prokurorëve, Gjykata e Posaçme e mbylli këtë fazë.

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se 22 gjyqtarë të Krimeve të Rënda kishin shfaqur interes për të qenë pjesë e Gjykatës Speciale. 14 gjyqtarë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe tetë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shprehën dëshirën për të qenë përkohësisht pjesë e SPAK për të gjykuar zyrtarët e lartë të lidhur me korrupsionin dhe krimin.

Pra 22 emra në total dorëzuan një shkresë pranë KLGJ ku pranojnë që ata, familjarët dhe të afërmit e tyre t’i nënshtrohen kontrollit periodik të llogarive të tyre financiare, siç është e përcaktuar në ligj. Po ashtu, ata kanë pranuar të jenë nën përgjim dhe të kontrollohen komunikimet e tyre vetjake. Me pak fjalë, si në rastin e Prokurorisë së Posaçme, ashtu edhe në rastin e Gjykatës së Posaçme, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda po zhvendosen tek këto struktura të reja.

Kujtojmë që është ligji ai që u jep përparësi anëtarëve të Krimeve të Rënda të jenë të parët që aplikojnë për në SPAK, duke qenë se në dorë kanë patur shumë dosje të bujshme. /Mimoza Ibra