osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Këshilltari i Trump u jep goditjen finale Metës dhe Berishës, telefonon Ramën dhe i ofron mbështetje për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi

Këshilltari i Trump u jep goditjen finale Metës dhe Berishës, telefonon Ramën dhe i ofron mbështetje për ndryshimin e kufirit Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuar të Amerikës u kanë dhënë ditën e djeshme goditjen finale klaneve pro ruse në Tiranë. John Bolton, këshilltari për Sigurinë i Presidentit amerikan, Donald Trump, ka telefonuar dje kryeministrin Edi Rama, teksa në fokus të bisedës ka qënë kufiri mes Kosovës e Serbisë dhe situatat në Ballkan.

Ka qënë vetë Rama, ai i cili dje përmes një statusi në rrjetet sociale, ka dhënë më shumë detaje sa i takon bisedës me këshilltarin Bolton. Sipas Ramës, në fokusin e telefonatës ishte Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, në mënyrë që në Ballkan të mbyllej konflikti historik.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Paraditen e djeshme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama e paralajmëroi se do të kishte një komunikim me Shtëpinë e Bardhë.

Por telefonata e Ramës me Bolton është një goditje për Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi që të dy kanë kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, mesazhi i kësaj telefonate tregon qartë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë besim tek shefi i qeverisë shqiptare. Thënë më troç, SHBA përmes kësaj telefonate tregojnë hapur vendosmërinë e tyre së çështjen e ndryshimit të kufijve nuk e frenon dot askush, sikundër janë binomi “Meta-Berisha”.

Donald Trump i jep goditjen finale Metës dhe Berishës

Po ashtu, një tregues tjetër që tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur punën për një marrëveshje të re Serbi-Kosovë, ka të bëjë me Presidentin Hashim Thaçi, i cili prej dy ditësh ndodhet në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se Thaçi ka pasur takime me Ramën, ku në fokus të bisedës së tyre ka qenë pikërisht çështja e korrigjimi të kufijve Serbi-Kosovë sipas projektit amerikan. Pra, kjo lëvizje e amerikanëve është një mesazh dhe një goditje për klanet ruse në Shqipëri.

Nga ana tjetër, ajo që tregon se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është i pashmangshëm, ka të bëjë me mënyrën se si udhëheqësit e këtyre dy shteteve kanë reaguar, ku si Hashim Thaçi ashtu edhe Aleksandër Vuçiç e kanë mirëpritur një gjë të tillë. Madje, jo më larg se dje, Presidenti serb i ka dërguar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku mes të tjerash i kërkon që të mbështesë një marrëveshje të re dhe finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje edhe kryeministrit kosovar, Ramush Haradinajt, i cili ka kundërshtuar fort korrigjimin e kufijve. Amerikanët i kanë kërkuar Haradinajt që të anulojë taksën me Serbinë, ndërsa prej dy ditësh në Prishtinë kanë qenë zyrtarë të administratës Trump, të cilët i kanë kërkuar kryeministrit kosovar që të mbështesë ndryshimin e kufijve.

Kështu që duke parë të gjitha këto lëvizje si nga ana e amerikanëve është edhe nga ana e udhëheqësve të dy vendeve ballkanike, duket qartë se po shkohet drejt korrigjimit të kufijve, ku padyshim sipas SHBA këtë proces do ta udhëheqë Rama-Thaçi-Vuçiç. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rigels Seliman