Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha shqiptarëve sot që të japin jetën, në protestën e 16 Shkurtit, nëse do të jetë e nevojshme
Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, Basha tha se këtij “mali abuziv” i duhet dhënë një goditje e fortë.
“Këtij mali abuziv të korrupsionit të vjedhjes, nëpërkëmbjes dhe abuzimit t’i japim një grusht mu në zemër dhe ta shtrijmë përdhe.
Jepjani dorën njëri-tjetrit t’ja kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.
Nuk ka shembull më inkurajues se sa banorët e Tiranës së Re, ndaj sot nga ky vend i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen në protestë.’-u shpreh ai.
Kreu i demokratëve u bëri thirrje shqiptarëve që të japin jetën në protestën e 16 Shkurtit nëse do jetë e nevojshme.
“As shantazhimi i organeve të reja të Drejtësisë nuk ka për t’i shpëtuar këta njerëz që janë bërë urë për Edi Ramën, Erjon Veliajn dhe politikanë e tjerë të lidhur me krimin.
Ju ftoj të jepni jetën më 16 shkurt dhe të mbroni vendin tuaj. Prokuroria meriton grushtin më të fuqishëm më 16 shkurt njësoj si Edi Rama dhe Erjon Veliaj.”-deklaroi Lulzim Basha./CNA.al