Debate të ashpra kanë mbushur seancën e sotme parlamentare. Krahas dominimit të tyre, nuk kanë munguar edhe notat e ironisë. Gjatë kohës që kryeministri Rama fliste në Kuvend, nënkryetari i PD, Edi Paloka fliste nga vendi. Në këtë kohë, Rama i ka kërkuar atij të pushonte, por në një mënyrë tepër ironike.
“Shshshshshshshs… thththththththt… Akuza jote se unë paskam paguar 20 mln dollarë, për të takuar Presidentin e Amerikës, rëndon edhe Presidentin e Amerikës, jo mua.
Sepse presidenti i Amerikës dhe cdo zyrtarë amerikan e ka të ndaluar. Ju hani përshesh dhe nuk ka rëndësi, se është SH, se është TH, pak rëndësi ka.
Sot në fakt s’do kisha ardhur fare këtu, por meqë ka një çështje shumë më të rëndësishme sesa ç’keni ju për të thënë dhe meqë ra fjala pashë një protestues me Artistin.”