Ka një pëshpërimë në kryeqytet prej ditësh e pakonfirmuar, por që me një vëzhgim të hollë në dy seancat e fundit parlamentare Edi Rama i çon vazhdimisht mesazhe Sali Berishës. E fundit ishte sot, kur ai përmendi vazhdimisht frazën e kapërcimit të oqeanit.
“Tani, ti e kapërcen oqeanin po të duash? Ti po të duash, a e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse do të isha ai që përshkruanit ju nuk do ta kaloja oqeanin, jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesa të Shtëpisë së Bardhë”, tha Rama.
Herën e parafundit në Parlament në një moment të caktuar Rama i ka thënë po prapë Berishës, nuk të ndihmojë dot për atë letrën që të ka ardhur.