osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Historia e rrallë e çiftit të partizanëve nga Delvina: Per “atdheun dhe partinë” solli në jetë 14 fëmijë!

Historia e rrallë e çiftit të partizanëve nga Delvina: Per “atdheun dhe partinë” solli në jetë 14 fëmijë!

“Të mbushen oborret me fëmijë” ishte deviza e pas çlirimit. Shumë familje sollën në jetë shumë fëmijë edhe pse varfëria ishte ajo që ishte dhe vështirësitë për të rritur fëmijë në atë kohë ishin të mëdha. Ajo që theu rekordin për numrin e fëmijëve ishte familja Isufi nga Delvina. Jo pak por 14 fëmijë. Ajo quhej nënë heroinë dhe sigurisht i mori disa dekorata dhe fletë-lavdërimi por nuk u trajtua ndryshe nga familjet e tjera.

Diferenca mes vëllezërve dhe motrave nuk është më shumë se një vit. Janë 10 motra dhe 4 vëllezër që mes vështirësive dhe varfërisë kanë ndihmuar njëri-tjetrin duke u bërë shembull rregulli dhe disipline për të gjithë. Sigurisht që kjo nuk është histori e kohës së demokracisë, por e periudhës së pasçlirimit ku veç propagandës për rritjen e popullsisë, luante rol edhe fakti se nuk njihej planifikimi familjar, e kështu vinin në jetë kaq shumë bekime.

Historinë e familjes së saj e tregon Dituria, një shembull më vete i gruas, që ka ia ka dalë të jetë e suksesshme me përkushtimin për punën, trashëgim nga familja e saj gjigante.

Dituri Shema, që edhe emrin e mori nga një libër shkolle, ka përjetuar të pasurit mësuese motrën e saj, ka bërë krenare familjen dhe gjithë fshatin në Delvinë ku u rritën të 14 fëmijët e familjes Isufi.

“Sot duke çudi se si një nënë mund të sjellë në jetë 14 fëmijë dhe sigurisht asnjë nënë nuk do ta sugjeronte një gjë të tillë. Nëna me babain u martuan gjatë luftës. Në atë kohë e nëna e humbi fëmijën e parë. Sigurisht që ishte një goditje e rëndë për të, të humbje fëmijën e parë. Në këtë periudhë babai u bashkua me lëvizjen çlirimtare. Edhe nëna bashkë me 17 gra të zonës dolën partizane. Takohen ndërsa bëhej një grumbullim batalioni dhe me çlirimin kthehen bashkë.

Në këtë kohë filloi edhe ardhja në jetë e kaq shumë fëmijëve. Djali i parë ka ardhur pas 4 vajzave dhe më pas ka lindur një motër, një tjetër vëlla dhe më pas 5 motra. Të fundit kanë ardhur në jetë 2 djemtë”.

14 fëmijët kishin edhe emra të vecantë: Mamude, Venetike, Hava, Hake, Besnik, Izmiha, Petref, Gjeraqina, Dituri, Nurie, Behare, Limone, Shkelqen dhe Ndricim.

Për një periudhë të shkurtër familja Isufi është bërë me 14 fëmijë. “Ne kemi diferencë 1 vit e pak muaj. Në vitin 1969 ka ardhur në jetë fëmija i fundit. Kishte probleme sidomos sa i përket planifikimit por edhe faktit se ishte thënë nga partia të mbusheshin oborret me fëmijë. Përgjithësisht të gjithë kishin shumë fëmijë, ndërsa nëna e babai shumë më shumë se të tjerët”.

Kjo familje ishte shembull për të gjithë jo vetëm për faktin se ishin 14 fëmijë por që ishin fëmijë të edukuar me rregull dhe disiplinë. “Në atë kohë vinin gazetare dhe intervistonin nënën. Shpesh ngrihej nëpër mbledhje e thuhej se do të vlerësohej si nënë heroinë por nuk është se ka pasur një trajtim të veçantë apo mori dekorata e vlerësime. Ishim të varfër por familja nuk ka vuajtur asnjëherë për ushqim. Kemi pasur bagëti dhe gjithçka mirëadministrohej. Po kështu vëllezërit e motra rriteshin e ndihmonin njëri-tjetrin”.

Kështu Dituria ka pasur mësuesen e saj të parë motrën e saj të dytë. “Motra ime e kujton gjithmonë faktin që ka qenë mësuesja ime e parë dhe unë deri vonë e kam konsideruar jo si motër por gati si nënë”.

Dituria e kujton babain e saj si një prind liberal. “Kishte një shkrim të përkryer edhe pse kishte bërë vetëm 3 klasë shkollë. Kishte dëshirë ti dërgonte fëmijët në shkollë dhe bëri sakrificë kur vazhdova shkollën pasi më doli bursa me pagesë. Brenda familjes kishte rregull. Nuk dëgjohej asnjë zë i ngritur. Nuk mbaj mend të ketë qëlluar ndonjë fëmijë. Hijen e kishte. Na qëndronte rëndë fjala e tij.”

Ndërkohë për nënën, Dituria thotë se bëri sakrificë të madhe. “Edhe zorrët i bëre fëmijë, i thoshin nënës. Ajo ishte e rrallë dhe sakrifikoi shumë për të gjithë ne”.

Dituria ka përfunduar veterinari dhe e ka dashuruar punën e saj. “Më duket sikur kam lindur veterinere. Kam punuar me njerëz shumë të mirë, profesionistë. Babai donte të bëhesha oficere. Atëherë çdo gjë ishte me planifikim dhe përcaktoheshin edhe sa do shkonin për këto profesione e kështu u bëra veterinere”.

Për rezultatet e shkëlqyera, eksperiencën dhe përkushtimin, Dituria vlen të jetë personazh më vete. Ajo tregon se vëllezër e motra mundohen të mblidhen bashkë me nipër e mbesa. Tashmë është një familje e stërmadhe, e shpërndarë por që ka në bazën e saj dashurinë dhe mbështetjen për njëri-tjetrin edhe pse asnjëri prej tyre nuk ndoqi shembullin e prindërve për të sjellë në jetë shumë fëmijë./Bardha Nergjoni/Konica.al