osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si u lidh ish-volejbollistja nga familja Turdiu me djalin e kryeministrit të Shqipërisë Shehu?!

Si u lidh ish-volejbollistja nga familja Turdiu me djalin e kryeministrit të Shqipërisë Shehu?!

Historia e volejbollistes së njohur të Dinamos, Silva Turdiu, me djalin e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu, gjithmonë ka qenë intriguese dhe e panjohur për publikun. E vetmja herë ku ish-dinamovitja ka folur për çështjen ka qenë në 27 dhjetor 1982, në seancën gjyqësore të asaj kohe. Në atë seancë, Turdiu tregoi historinë që nga koha kur Skënderi, djali i Mehmetit, i ishte vënë nga pas, e deri te shkëputja e lidhjeve me njëri-tjetrin.

“Në fillim të shkurtit ’81,-tregon ajo, -Skënderi erdhi më takoi në Shverin të Gjermanisë Lindore, ku kishim një ndeshje volejbolli me ekipin ‘Traktori’. Më tha se vinte aty nga Suedia ku ishte me studime për të parë ndeshjen”. Që këtej, sipas dëshmitares, takimet e tyre janë bërë më të shpeshta. Në korrik ’81, Skënderi shkonte gati çdo ditë në shtëpinë e pushimit të MPB-së në Durrës, ku stërvitej ekipi i saj.

Në një nga takimet e radhës, i shprehu edhe idenë e fejesës. Më 31 gusht 1981, familja Turdiu ka rënë dakord dhe Qazimi, i ati i Silvës, ka pritur në shtëpi Skënder Shehun. Qazimi, duke u shfaqur hezitues për fejesën, i ka përmendur kleçkat në biografinë e familjes dhe e ka porositur t’ua bëjë të qartë edhe prindërve.

I biri i kryeministrit, duke pohuar dijeninë e tyre për çka flitej, e ka ftuar profesor Turdiun për një vizitë në familjen e tij. Fill pas këtij takimi, Silva ka vizituar për herë të parë shtëpinë e të fejuarit dhe ka biseduar nga afër me Mehmetin dhe Fiqreten. Deri këtu, gjërat kanë shkuar mirë, por vazhdimësia e lidhjeve të ngushta do të ndërpritej befasisht shtatorin e vitit ‘81./Eduart Illnica/Konica.al/