Me ardhjen e teknologjisë, të gjithë përfituam nga të mirat e saj – por edhe humbëm momentet më të bukura të jetës sonë.
Momentet që na kujtojnë fëmijërinë si lëndimi i gjunjëve gjatë lojës së futbollit në lagje, grisja e pantallonave etj, tani këto kujtime i zëvendëson iPad-i, Tablet-i, iPhone-i etj.
Tani fëmijët nuk luajnë më lojërat që fëmijët e viteve të 90’a i luanin dikur, ata tani qëndrojnë të mbyllur në shtëpi shumicën e kohës para ekraneve të pajisjeve teknologjike – me përjashtim të disave që ende nuk kanë një të tillë për shkak të kushteve.
Pak fëmijë i sheh në rrugë duke luajtur lojërat që luheshin dikur, për shkak se teknologjia ‘ua ka vjedhur’ lojërat që dikur luheshin nëpër lagje.
Më poshtë lajmi.net sjellë një listë të disa prej lojërave që dikur luheshin nga fëmijët por që më nuk luhen:
1) “Hedhja në llastik”
Kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohën në stacionin e autobusit dhe në lagjen ku jetonim. Hedhja kineze e litarit ose dyshja holandeze luhej me tre fëmijë dhe një copë të gjatë llastiku. Llastiku vendosej rreth këmbëve të dy fëmijëve duke formuar një drejtkëndësh, ndërsa fëmija i tretë kryen një seri hedhjesh në mes. Ai duhej të kryente disa hedhje, nga jashtë – brenda dhe disa kryqëzime, për të arritur deri në nivelin më të lartë.
2) “Përplasja e duarve”
Ju me siguri e mbani mend çdo fjalë të fabulës suaj të preferuar, por mjafton të shkundni pak kujtesën dhe një koleksion i tërë këngësh që shoqërojnë lojëra të tilla do t’ju vijë ndërmend.
3) “Fshehtas”
“1, 2, 3 sytë i hapa, py përpara, py përmas”.
4) “Dita-Nata”
Kjo lojë zakonisht luhej në orët mësimore kur mungonte profesori ose kur ishte orë e lirë. Loja zhvillohej me qëllim që të testohej vëmendja e lojtarit dhe ai që gabonte apo nuk ishte i vëmendshëm, dilte nga loja.
5) “Kile”
SummerGamesSidebar_060515A
E veçanta e kësaj loje ishte edhe opsioni “PRING”, ku nëse thoje emrin e ndonjë kompanie të duhanit ti duhej të rrije pa lëvizur dhe kësisoj shpëtoje nga dënimi për t’i ndjekur të tjerët.
6) “Hajna Polic”
Siç na lë të kuptojmë edhe vet emri i lojës, kjo lojë luhej me 2 ekipe, ku njëri ekip ishte ekipi i “hajnave” dhe për qëllim kishte të ikte nga ekipi tjetër që quheshin “Policët”.
7) “Kilikera”
Kjo lojë përpos që luhej jashtë në lagje mund të luhej edhe brenda në shtëpi, ku me një tavllë duhani improvizohej vrima e cila nevojitej për të luajtur këtë lojë me sfera qelqi.
8) Hedhja me litar
Ju kujtohet kur një copë litari mjaftonte për t’ju argëtuar gjithë pasditen? Lojrat me litar luheshin që nga parashkollorët e deri tek fëmijët 14-15 vjeçar. Ka disa nivele të ndryshme hedhjesh – edhe nga ato që përfshijnë dhe ujin në ditët e nxehta të verës.
Ka pasur edhe lojëra të tjera që mbesin në kujtesën e çdokujt përgjithmonë, të tilla si ‘mes dy zjarresh’, ‘komkacel’, ‘fshehtas me top’ dhe më shumë.