Studiuesi Vladimir Kola, i cili ka denoncuar plagjiaturat e disa deputetëve dhe ministrave, ka ngritur së fundmi dyshime edhe mbi doktoraturën e deputetes demokrate, Oriola Pampuri.
Sipas CV-së së dorëzuar në Parlament, deputetja Pampuri rezulton me titull doktor të dhënë nga Universiteti i Mjekësisë, por teksti i plotë nuk gjendet në këtë universitet dhe në katalogun e Bibliotekës Kombëtare.
Reagimi i Vladimir Kolës:
Mbi doktoraturën e deputetes Orjola Pampuri. Në CV-në që gjendet në sitin e Parlamentit zonja Pampuri deklaron “Titulli Doktor, Universiteti i Mjeksisё, Fakulteti i Shёndetit Publik”, pa caktuar data
http://www.parlament.al/…/cvAnetar/orjolapampuri_file_cv.pdf .
Ndërsa në sitin e Universitetit tё Mjekёsisё nuk e gjejmё tekstin e plotё tё Tezёs, por vetёm njё pёrmbledhje (autoreferat), prej 26 faqesh, pa datë
https://www.dropbox.com/s/…/Disertacionin-Orjola-Pampuri.pd… .
Gjithashtu, në katalogun në internet të BKSH-së, Teza në fjalë nuk gjendet
http://bksh.al/adlib/beginner/index_al.html.
Edhe në këtë rast lind peytja, a është depozituar apo jo Teza e doktoraturës në fjalë në BKSH dhe nëse po, përse nuk gjendet në katalogun në internet të Bibliotekës Kombëtare?