osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet skandali/ Deputeti Edi Paloka dhe Flamur Hoxha kanë ndihmuar në pastrimin e 5.5 milionë eurove

Zbulohet skandali/ Deputeti Edi Paloka dhe Flamur Hoxha kanë ndihmuar në pastrimin e 5.5 milionë eurove

Dy deputetë të Partisë Demokratike janë përfshirë në skemën e pastrimit të pareve të një prej familjeve të akuzuara nga prokuroria shqiptare për pastrim paresh ne Lezhe ne masen 5.5 milion euro. Edi Paloka dhe Flamur Hoxha, vëllai I deputetit Bedri Hoxha, janë përfshirë në shitje të dyshuar si fiktive të disa apartamenteve.

Familjes Voci, nga Gjadri i Lezhës, i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5.5 milionë euro dhe shumë apartamente, të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme, parà këto të dhuruara nga miliarderi suedez Sten Ake Lindholm.

Sipas vendimit gjyqësor të dhënë në Lezhë, thuhet se dy prej apartamenteve i janë blerë deputetit Edi Paloka, një me vlerë 87.5 milionë lekë dhe një tjetër 70 mijë euro.

Ndërsa ish-deputetit demoktrat, Flamur Hoxha, i janë blerë 3 apartamente dhe 3 garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Është interesante se zoti Paloka nuk i ka në deklaratat e pasurisë këto apartamente dhe as të ardhurat e pabesueshme nga shitja e tyre.

Prokuriria dyshon se ato janë shitur fiktivisht me cmim të lart për të justifikuar pastrimin e pareve. Paloka është deputet I zonës së Shëngjinit dh enjihet pë rlidhjet e tij personale me këtë familje.

Këto dhe një sërë apartamentesh dhe pronash të tjera të patundshme janë tashmë të bllokuara nga shteti shqiptar.

Prokuroria thotë në kërkesën e saj përpara gjykatës se, pasi ka parë transaksionet e bëra nga suedezi në drejtim të familjes Voci, i ka lindur dyshimi i arsyeshëm për një skemë për të kryer pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe dyshime mbi burimin e fondeve dhe aktivitetin e kryer.

Shumica e këtyre apartamenteve janë shitur në gusht të vitit të shkuar, muaj kur në llogarinë bankare të dy të moshuarve Voci kanë mbërritur disa miliona euro nga suedezi Lindholm, ku më e madhja është 3.8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të vazhdojë hetimin, pasi për të është ende e paqartë se përse Lindholm i transferon nga llogaria e tij personale te llogaria e Shqipe Palaj në Shqipëri, e cila është vazja e çiftit të moshuar Voci.

Ndaj, për Prokurorinë ka arsye të mjaftueshme se në këtë rast është kryer vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale.