Një deputet rus është arrestuar gjatë një seance parlamentare pas akuzave për përfshirje në vr*sje. Rauf Arashukov dyshohet si autor i vr*sjes së dy personave në vitin 2010.
Hetuesit rus thanë se mendohet që deputeti të jetë i përfshirë edhe në kri.me të tjera. Imuniteti i tij si ligjvënës është hequr. Më parë ai i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Deputetit të Republikës së Kaukazit të Veriut iu vunë prangat në Parlament. Mediat ruse raportojnë se u ndoq kjo metodë pasi autoritetet i druheshin faktit mos ndoshta Arashukov do të përpiqej të arratisej.
Senatori rus dyshohet si autor i dy vr*sjeve të ndodhura në Cherkessk, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Karachay-Cherkessia. Aslan Zhukov, kreu i një lëvizje rinore u qëllua për vde.kje në Mars të vitit 2010.
Dy muaj më vonë, Fral Shebkhuzov këshilltar i Presidentit të Karachay-Cherkessia, u dhunua dhe u qëllua për vde.kje.
Për këto krime dyshohet të jetë autor pikërisht deputeti Rauf Arashukov. Ai mendohet të jetë i përfshirë edhe në falsifikimin e dokumenteve që e lejuan për t’u bërë senator.