Pas Tomas Strakohësh, Riza Durmishit dhe Valon Behramit, dy shqiptarëve që militojnë te kryeqytetasit e Lacios, Igli Tare përgatitet që ta rrisë edhe më numrin e patriotëve të tij në skuadër.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, talentin e përfaqësueses së Kosovës, që aktualisht luan militon në kampionatin belg me skuadrën e Genkut. Vetë 19-vjeçari është përfolur për një kalim të mundshëm dhe te Milani e Barcelona, por Lacio duket si një opsion më real për të.
Zhegrova ka luajtur deri më tani 19 ndeshje me Genkun dhe ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa me Kosovën ka shënuar po dy gola, por në vetëm 6 takime.