Sokol Dedja është emëruar zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ai ka marrë pozicionin e Gent Cakajt, i cili mori kompetencat e ministrit të Jashtëm, deleguar nga kryeministri Rama.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Po kush është Sokol Dedja
Dedja mban titullin doktor dhe ka aplikuar përvojën e tij kërkimore në praktikën e politikë-bërjes, si diplomat karriere në Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme, ku ka qenë drejtor i Drejtorisë së Bashkimit Evropian.
Sokol Dedja ka marrë titullin “Doktor” (2012) në Universitetin e Ghent, Belgjikë dhe titullin “Master” në Studime të BE (2003) në Universitetin e Sussex, Britani e Madhe. Diplomën në Histori Evropiane (2000) e ka marrë në Universitetin e Napolit Federico II, Itali.
Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Dr. Sokol Dedja përdor kuadrin analitik të ‘Evropianizimit’ për të vlerësuar nëse dhe si ‘kushtëzimi’ i Bashkimit Europian ka sjellë ndryshim në politikat e vendeve kandidate, kryesisht lidhur me migrimin. Qasja e tij është ndër-disiplinore, bazuar në konceptet dhe teoritë e së Drejtës së BE, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Politikës së Krahasuar dhe Politikave Publike.
Eksperienca: Dr. Sokol Dedja e ka aplikuar përvojën e tij kërkimore në praktikën e politikë-bërjes, si diplomat karriere në Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme, ku është drejtor i Drejtorisë së Bashkimit Evropian. Përvoja e tij në mësimdhënie ka përfshirë rolin si lektor i kurseve ‘Struktura dhe Institucionet e BE’, ‘Organizatat Ndërkombëtare’ dhe ‘E Drejta Ndërkombëtare dhe Diplomacia’ në Universitetin e Neë York Tirana dhe si lektor i ftuar mbi Politikën e Zgjerimit të BE për kursin ‘Master in EU Studies’ në Universitetin e Ghent (Belgjikë), Qendra për Studimet e BE.
Është lektor në “Shkollën për Trainimin e Administratës Publike” për trainimin e nëpunësve civilë mbi çështjet e integrimit europian. Publikimet: Ka publikuar disa artikuj në revista shkencore ndërkombëtare, si European Journal of Migration and Law, East European Politics and Societies, Journal of Southeast Europe and Black Sea Studies.